Lidhje

Qeveria greke përballë votëbesimit për planet e shkurtimeve financiare


Qeveria greke përballë votëbesimit për planet e shkurtimeve financiare
Qeveria greke përballë votëbesimit për planet e shkurtimeve financiare

Qeveria e kryeministri grek Jorgo Papandreu përballet me një votbesim në parlament sot ndërsa vazhdojnë grevat dhe protestat kundër planeve për shkurtimin e shpenzimeve. Zoti Papandreu po i bën thirrje parlamentit të miratojë paketën e tij për të shkurtuar shpenzimet, rritur taksat dhe shitjen e aseteve shtetërore për të mënjanuar falimentimin nga borxhi.

Analistët thonë se falimentimi i Greqisë mund të nxisë një katastrofë financiare globale. Ndërkohë punonjësit e sindikatave protestuan sot përsëri kundër planeve të qeverisë. Një grup anëtarësh të sindikatave protestuan përpara ndërtesës së Komisionin Evropian sot në Athinë për të treguar kundërshtimin e tyre ndaj masave shtesë të shtrëngimeve financiare në Greqi.

E përballur me pakësim të buxhetit, qeveria greke duket të bëjë shkurtime të tjera shpenzimesh dhe të rrisë taksat deri në fund të muajit për të marrë një këst tjetër nga 100 miliardë eurot e ndihmës ndërkombëtare në mes të korrikut.

Protestuesit e grumbulluar para ndërtesës së Komisionit Evropian shprehën shqetësimin e tyre.

“BE-ja ka marr qëndrim se këto masa, që i kanë lënë punëtorët dhe pensionistët pa të ardhura, duhen mbështetur”, thotë anëtari i sindikatës Takis Koukos.

“Ashtu si punonjësit e tjerë në Evropë, ne kërkojmë ndryshime radikale të kësaj politike me një politikë që është më miqësore ndaj punonjësve dhe shoqërisë , që do të favorizojë zhvillimin, punësimin dhe barazinë sociale të qytetarëve evropianë”.

Ndërkohë Greqia u përball me mungesë të rrymës ndërsa punonjësit e kompanisë kryesore të energjisë filluan një grevë 48 orëshe për të protestuar privatizimin e kompanisë së tyre, pjesë e planeve të nevojshme për të mënjanuar falimentimin nga borxhi kombëtar.

Shitja e aseteve shtetërore është një hap i rëndësishëm në realizimin e synimit për të siguruar 50 miliardë euro nga privatizimet deri në vitin 2015.

XS
SM
MD
LG