Lidhje

Rama akuzon shumicën se kërkon t’i grabisë opozitës një tjetër mandat


Në Shqipëri, kryetari i Partisë socialiste Edi Rama akuzoi sot shumicën e djathtë, e cila sipas tij, po kërkon t’i grabisë opozitës një tjetër mandat deputeti, duke zvarritur zgjedhjen e zëvendësuesit të deputetes, Rudina Seseri e cila ka hequr dorë nga mandati i saj

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ja ka kaluar mandatin emrit pasues në listën e socialistëve për zgjedhjet e 2009, kryetarit aktual të Bashkisë së Fushë Krujës Gjon Bardhi. Shumica nga ana e saj vlerëson se ka një papajtueshmëri kushtetuese pasi zoti Bardhi ka njëkohësisht dy mandate. Ndërkohë që për socialistët situata është e thjeshtë pasi zoti Bardhi e ka refuzuar mandatin e deputetit. Por për të djathtët një zgjidhje për çështjen mund ta jepte gjykata Kushtetuese. Një variant që sipas socialistëve do të ishte një arsye për ta lënë opozitën me një deputet më pak, edhe për disa muaj të tjerë, e për pasojë edhe në momentin e zgjedhjes së presidentit.

Kryetari socialist Edi Rama kërkoi që shumica të tërhiqet duke paralajmëruar se ky problem mund të kthehet në një krizë të re politike, nderkohe që të gjithë duhet të punojnë që Shqiperia të marrë statusin e vendit kandidat, - tha ai.

Komentet e zotit Rama u bënë gjatë mbledhjes së grupit parlamentar socialist ku u njoftua edhe nisma tjetër e opozitës për të kërkuar nga shteti shqiptar ndërtimin e një materniteti dhe një shkolle për shqiptarët në luginën e Preshevës.

XS
SM
MD
LG