Lidhje

Rasti i shkencëtarit iranian i mbuluar nga misteret


Rasti i shkencëtarit iranian i mbuluar nga misteret
Rasti i shkencëtarit iranian i mbuluar nga misteret

Vetëm dy gjera janë të sigurta rreth rastit të Shahram Amiri. Njëri është se ai u zhduk gjatë një peligrinazhi në Arabinë Saudite një vit më parë. Dhe tjetri është se ai është rishfaqur në seksionin e interesit iranian në Shtetet e Bashkuara pranë ambasadës së Pakistanit në kerkim për tu kthyer në Iran. Çdo gjë tjetër në mes mbetet një mister.

Irani këmbëngul se ai ishte rrembyer nga agjentët amerikan të zbulimit, gjë që hidhet poshtë nga zyrtarët amerikanë. Zëdhenësi i Departamentit të Shtetit P.J. Crowley thotë se ai kishte ardhur ketu lirisht dhe po largohej në të njejtën menyrë.

Zoti Amiri erdhi në Shtetet e Bashkuara me deshirën e tij. Ai ka kohë që është ketu. Nuk do të jap spejgime për kohën por ai ka vendosur për tu kthyer në Iran.

Por askush nuk po tregon se si erdhi ai ketu dhe çfarë bëri kur mbërriti. Konfuzioni rreth rastit është bërë edhe më i komplikuar nga tre video të ndryshme që dolën në sipërfaqe gjatë vitit të kaluar me pamje të Amirit ose të dikujt që duket si ai. Në një videoi, ai thotë se është rrembyer. Në një tjetër thotë se po jeton i lirë në shtetin Arizona. Në videon e tretë ai thotë se u ka shpëtuar rrembyesve amerikanë dhe se po fshihet.

Disa njoftime shtypi thonë se ai kishte tradhëtuar Iranin dhe po jepte informata të vlefshme rreth programit bërthamor iranian. Amiri punonte në Universitetin Malek Ashtar të Iranit, i cili ka lidhje me Gardën Revolucionare Iraniane.

Por nëse ai u arratis nga Irani, pikëpyetja qendron se përse tani po kthehet. Disa njoftime thonë se familja e tij ishte kercenuar nga zyrtarët iranianë që ti mbushnin mendjen atij të kthehej. Por një skenar tjetër i mundëshëm është se ai e kishte fallsifikuar arratisjen.

Ish oficeri i operacioneve të CIA-s Charles Faddis thotë se nxjerra në dritë e të vertetës ështëm diçka me të cilën merren shumë shpesh oficerët e antispihunazhit në punën e tyre me ata që braktisin sherbimin për qeverinë e tyre.

Siç edhe thotë një shprehje e vjetër, duket qartë se kjo është gjithmonë sfida për të gjetur të vertetën. Puna është për të gjetur çfarë ishte e vertetë dhe çfarë ishte mashtrim dhe cili ka qënë synimi i vertetë.

Dergimi i të arratisurve të rremë pëdoret shpesh nga agjencitë e zbulimit. Në vitin 1985, oficeri i zbulimit rus Vitaly Yurchenko u arratis dhe u dorëzua tek CIA nderkohë që sherbente në Romë. Nga fundi i atij viti, ai u largua nga darka me një agjent të CIA-s në Uashington dhe u rishfaq në Moskë.

Nëse Amiri ka qënë i tillë, ai do të kerkojë të mbledhë informata se sa njohuri kanë Shtetet e Bashkuara rreth programit bërthamor Iranian nga pyetjet që i janë bërë atij nga oficerët nderkohë që ai ka dhenë informata të rreme. Por Charls Faddis thotë se agjentë të tillë, duhet të ofrojnë disa informata reale që të bëhet i besueshëm.

Duhet të jetë informacion që është miratuar nga sherbimi në kontroll dhe quhet “material për kalimin” Sepse e dinë se po nuk dhanë një sasi të caktuar informacioni të vertetë, bëhet e qartë shumë shpejt se ç'po ngjet.

Sikurse në lojën e shahut, disa gurë flijohen për të mbrojtur një pjesë më të rendësishme figurash. Për shembull, agjenti rus Yurchenko zbuloi identitetet e dy agjentëve rusë që punonin në agjencitë amerikane të zbulimit, çfarë mund të ketë mbrojtur agjentë më me vlerë. Edhe Amiri do të duhej të kishte dhënë disa informata me vlerë mbi programin bërthamor.

Oficerët e kundrazbulimi përdorin atë që quhet papajtueshmëri në gjykimin e gjerave që u tregojnë agjentët e huaj që dorëzohen. Sipas ketij standarti, nëse agjentët japin informacione që mendohet të jenë shumë të rendësishme që pala tjetër asnjëherë nuk do të zbulonte, atëherë agjenti mund të ketë tradhëtuar palën tjetër me të vertetë. Por sikurse thotë ish agjenti i CIA-s Charles Faddis, kjo nuk funksionon gjithmonë.

Tingëllon si standart i mirë. Por zbulimi se çfarë ata përcaktojnë të papajtueshme shpesh është shumë e veshtirë dhe shumë shpesh gabojmë në ketë aspekt. Shpesh dalim në përfundimin se ky person bie fjala, ofroi një informacion të tillë që Rusët apo Kinezët apo kushdo qoftë, nuk do të na kishin dhënë, dhe pas disa vitesh ne zbulojmë se ato agjenci zbulimi kishin ide të tjera. Për ata , ja vlente të na jepnin një informacion të tillë.

Por e verteta rreth Shahram Amirit mund të mos dihet asnjëherë, e fshehur pas sekretit zyrtar në të dy kryeqytetet.

XS
SM
MD
LG