Lidhje

PS: Opozita nuk ofroi hartë territoriale


E djathta këmbënguli dje se reforma administrativo-territoriale duhet të nisë me decentralizimin e pushtetit vendor. Fino “mbeta i zhgënjyer”.

Në Shqipëri përfaqësuesit e shumicës deklaruan sot se ishin të zhgënjyer nga propozimet e djeshme të opozitës lidhur me reformën administrativo territoriale. Kryetari i komisionit të posacëm parlamentar të reformës, socialisti Bashkim Fino, tha se kishte pritur që opozita të paraqiste propozimet e saj mbi hartën e re të ndarjes. Por opozita këmbëngul se më parë është i nevojshëm decentralizimi i pushtetit vendor dhe vetëm më pas harta e re.

Reforma administrativo territoriale
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:17 0:00

“Decentralizimi, zgjerimi dhe konsolidimi i autonomisë vendore duhet të jetë drejtimi themelor dhe udhëheqës i reformës”: Ky ishte dje thelbi i propozimit për reformën administrativo territoriale që kryetari i opozitës paraqiti si një ofertë për konsensus me shumicën. Një propozim i cili përmbys skemën me të cilën nga ana tjetër shumica po punon prej kohësh edhe përmes komisionit parlamentar të reformës, në të cilin e djathta nuk pranoi për asnjë moment të përfshihej.

Kryetari socialist i këtij Komisioni, Bashkim Fino, i cili javën e shkuar mori pjesë në një nga tre takimet e organizuara nga opozita tha sot se “mbeta i zhgënjyer duke shpresuar dhe duke menduar që ata vërtetë do të paraqesin dhe do të hidhnin në treg një hartë të ndarjes teritoriale. Ne si mazhorancë dhe si komision i posacëm kemi hedhur në treg 5 variante. Pra jemi në etapë të avancuar si komision, jemi në momentin kur po marrim mendimin, sipas kushtetutës, të të gjitha komunave e bashkive, për variantet e paraqitura. Ne kemi prezantuar variantin 39/47. Pra ka dhënë mundësinë që të shprehen për këtë variant. Ndërkohë që ne kemi hedhur disa variante, po opozita, cfarë varianti ka ofruar? Asgjë”

Zoti Fino tha më tej se ai gjithashtu është i të njejtit mendim për rëndësinë e ndërhyrjeve në ligjin për decentralizimin e pushtetit vendor, të cilit i mëshon me forcë opozita si pikënisjen e reformës: “Ligji ekzistues i decentralizimit duhet të ndryshohet. Qeveria në bashkëpunim me Usaid-in, po punon që në shtator të sjellë një ligj të ri në funskion të ndarjes së re territoriale dhe forcimit të kompetencave të kryetarëve të bashkive”.

Por ndërsa shumica kërkon te ecet përpara me ndarjen territoriale, edhe sot deputeti demokrat Eduard Halimi, tha se harta është elementi i fundit i reformës: "Reforma territoriale duhet të ketë në bazën e saj, parimin e një shërbimi sa më të mirë të qytetarëve, përfaqësimit sa më të mirë të qytetarëve në organet e pushtetit vendor, dhe duhet të ketë së treti parimin e transparencës në mënyrën e shërbimit ndaj qytetarëve. Më pas do të jetë harta”.

Duket qartë pikëtakimet mes palëve janë fare të largëta dhe nuk është se ofrojnë ndonjë hapësirë bashkëpunimi, aq më tepër që shumica është e vendosur të mos e shtyjë në kohë miratimin e reformës parashikuar per në fund të këtij muaji.


XS
SM
MD
LG