Lidhje

Rifillojnë përpjekjet e kërkimit për të zhdukurit në anijen "Costa Concordia"


Rifillojnë përpjekjet e kërkimit për të zhdukurit në anijen "Costa Concordia"
Rifillojnë përpjekjet e kërkimit për të zhdukurit në anijen "Costa Concordia"

Polumbarët rifilluan përpjekjet e kërkimit për gjetjen e personave të zhdukur në anijen Costa Concordia që u përmbys në brigjet veriperendimore të Italisë në fillim të muajit.

Autoritetet gjermane dhe italiane identifikuan dje trupat e tre pasagjerëve gjerman që u nxorrën nga rrënojat. 16 të vdekur janë konfirmuar, ndërsa 17 të tjerë figurojnë të zhdukur nga anija që u përmbys dhe është gjysmë e fundosur në afërsi të ishullit Giglio.

Ekipet e shpëtimit po punojnë për të boshatisur rezervuarin e karburantit të anijes të shtunën.

Kapiteni i anijes, Francesco Schettino, mbetet nën arrest shtëpie, i akuzuar për vrasje dhe largimin nga anija para se 4 mijë e 200 pasagjerët e saj të ishin të sigurtë.

Media italiane citon Schettinon të ketë thënë se e drejtoi anijen shumë pranë vendit ku u përmbys në afërsi të ishullit Giglio në shenjë përshëndetje që ai thotë se i ishte kërkuar nga ekzekutivët e kompanisë Costa Cruises për arësye publiciteti. Pronarët e anijes nuk kanë komentuar për këto akuza.

XS
SM
MD
LG