Lidhje

Rumani: 27 të vdekur nga zjarri


Autoritetet rumune thanë se zjarri la pas vetes edhe mbi 150 të plagosur gjatë një shfaqjeje në një klub në Bukuresht

Të paktën 27 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 150 janë plagosur nga shpërthimi i zjarrit në një klub nate në Rumani.

Ministri i brendshëm Gabriel Oprea, fillimisht tha se një shpërthim ka ndodhur në një klub në qendër të Bukureshtit, por më pas autoritetet thanë se bëhej fjalë për shpërthim zjarri.

Incidenti ndodhi gjatë një feste për Hallouin n të cilën po merrnin pjeën mbi 400 veta për të ndjekur shfaqjen e grupit “Goodbye to Gravity”.

Dëshmitarët thanë se fishekzjarrët që ishin pjesë e festimeve i vunë zjarrin një shtylle dhe tavanit duke nxitur panik tek të pranishmit të cilët ikën në rrëmujë.

Presidenti rumun Klaus Iohannis u shpreh i tronditur me ngjarjen dhe po e shqyrton të shpallë një ditë zie kombëtare.

XS
SM
MD
LG