Lidhje

Rusët votojnë të dielën për parlamentin e ri të vendit


Rusët votojnë të dielën për parlamentin e ri të vendit
Rusët votojnë të dielën për parlamentin e ri të vendit

Rusët votojnë të dielën për parlamentin e ri, që kritikët e quajnë "Ministria e Miratimit" për t’i vënë vulën projekt-ligjeve të miratuara nga Kremlini. James Brooke i Zërit të Amerikës njofton nga Moska se zgjedhjet zhvillohen, ndërkohë që shtohen pakënaqësitë ndaj pushtetarit të Rusisë gjatë debadës së fundit, kryeministrit Vladimir Putin.

Kjo është një lloj politike e koriografuar që i pëlqen Vladimir Putinit. Të dielën e kaluar, ai fitoi 614 prej 614 votave në këtë kuvend të partisë në pushtet Rusia e Bashkuar për emërimin e kandidatit presidencial.

Por një javë më parë, në këtë ndeshje të pranishmit papritmas filluan të fërshëllenin kundër tij. Një blloger e quajti atë “fundin e një epoke”.

Tre javë më vonë, një tabu tjetër u shkel kur zoti Putin vizitoi parlamentin rus dhe deputetët e opozitën nuk u ngritën në këmbë.

Vladimir Ryzhkov, ish anëtar i Dumas, mendon se zoti Putin dëshiron një ripërtëritje politike nga zgjedhjet e së dielës:

“4 dhjetori është shumë i rëndësishëm për Putinin, ai ka nevojë që njerëzit të votojnë dhe t’i japin atij legjitimitet”.

Komunistët do të votojnë dhe pritet të dalin në vend të dytë.

Disa nacionalistë do të votojnë për një parti nacionaliste të kontrolluar nga Kremlini.

Por politikanë të tjerë të opozitës po u kërkojnë votuesve të mos marrin pjesë në votime ose të vënë një ‘X’ të madh në vletëvotimin e tyre.

Nga frika se pjesëmarrja në votime do të jetë e ulët, qeveria po transmeton reklama televizive, që tregojnë se votimi është seksi. Kremlini thotë se votuesit mund të zgjedhin mes 7 partive.

Autoritetet refuzuan të regjistronin partinë e Vladimir Ryzhkovit:

“Gjithnjë e krahasoj sistemin e Putinit me Gjermaninë Lindore, ku ai ishte spiun. Në atë vend kishte 5 parti dhe Kina komuniste sot ka 9 parti, por asnjeri me mënd në kokë nuk mund të thotë se Kina është një demokraci shumëpartiake”- thote ai.

Lilia Shibanova drejton grupin jo qeveritar Golos, që ka ndjekur rreth 4 mijë ankesa mbi shkeljen e ligjit elektoral në të gjithë vendin:

Ne kemi shumë informacion se mësuesve, drejtorëve të shkollave dhe nxënësve u bëhet presion për qëllime propagande që të organizojnë pjesëmarrjen në zgjedhje për një parti të caktuar politike”.

Televizioni shteteror ka sulmuar grupin Golos para zgjedhjeve të së dielës.

Redaktori i Washington Postit dhe autori David Hoffman thotë se zoti Putin e ka ulur ndjeshëm konkurendën mes partive politike në Rusi që nga vitet 90-të:

“Oksigjeni i demokracisë është konkurenca. Ka disa shenja që kam vënë re se njerëzit nuk janë të kënaqur me idenë e një lloj demokracie pa konkurencë. Mendoj se kjo përbën një ndryshim shumë të madh nga 15 vjet të shkuara”.

Pjesëmarrja në zgjedhjet e së dielës dhe niveli i drejtësisë së zgjedhjeve parlamentare do të krijojë kushtet për çmimin e madh elektoral të Rusisë: zgjedhjet presidenciale të 4 marsit.


XS
SM
MD
LG