Lidhje

Rusi, dy tubime politike pro dhe kundër kryeministrit Putin

  • Zëri Amerikës

Rusi, dy tubime politike pro dhe kundër kryeministrit Putin

Rusi, dy tubime politike pro dhe kundër kryeministrit Putin

Dhjetra-mijëra vetë në Rusi po sfidojnë të ftohtin e hidhur për të marrë pjesë në dy tubime politike: njëri ku kërkohet që kryeministri Vladimir Putin të japë dorëheqjen dhe tjetri në mbështetje të tij.

Lëvizja demokratike në Rusi po organizon demontratën anti-qeveritare për të kërkuar më shumë liri politike, një muaj para zgjedhjeve presidenciale.

Policia ruse vlerëson se rreth 23 mijë protestues anti-qeveritarë dolën në një shesh përballë Kremlinit sot, duke mbajtur fjongo të bardha si simbol të lëvizjes së tyre.

Por policia thotë se rreth 90 mijë vetë po marrin pjesë në një tubim në mbështetje të kryeministrit Putin në perëndim të kryeqytetit. Por disa rusë janë ankuar pasi thonë se janë urdhëruar nga organizatat ku punojnë që marrin pjesë në tubimin pro-qeveritar.

XS
SM
MD
LG