Lidhje

Vritet me atentat ambasadori i Rusisë në Turqi


A gunman gestures after shooting the Russian Ambassador to Turkey, Andrei Karlov, at a photo gallery in Ankara, Turkey, Dec. 19, 2016.
A gunman gestures after shooting the Russian Ambassador to Turkey, Andrei Karlov, at a photo gallery in Ankara, Turkey, Dec. 19, 2016.

Një person i armatosur që mendohet të ketë qënë një oficer policie jo në detyrë, hapi zjarr dhe vrau ambasadorin e Rusisë në Turqi, të hënën në mbrëmje.

Ambasadori Andrey Karlov ishte duke mbajtur një fjalim në ceremoninë e hapjes së një galerie arti, kur një person i veshur me kostum u afrua tek podiumi dhe hapi zjarr.

Gjithë momenti u fiksua nga kamerat televizive.

Vrasësi thirri "Allahu Akbar" duke shtuar se po hakmerret për ato që i cilësoi si vrasje të njerëzve të pafajshëm nga Rusia në Siri, duke drejtuar pistoletën për pak kohë edhe nga salla, ndërsa ambasadori i plagosur për vdekje ishte i shtrirë në tokë.

A map showing the location of the exhibit hall in Ankara where Russia's ambassador to Turkey, Andrei Karlov, was shot and killed Dec. 19, 2016.
A map showing the location of the exhibit hall in Ankara where Russia's ambassador to Turkey, Andrei Karlov, was shot and killed Dec. 19, 2016.

Personi që sulmoi tha gjithashtu "Mos harroni Alepon! Mos harroni Sirinë! Përsa kohë tokat tona nuk janë të lira, ju nuk do të jeni të sigurtë". Në sallë u krijua panik ndërsa të pranishmit u përpoqën të mbrohen.

Tre persona të tjerë u plagosën, para se forcat turke të sigurimit të hapnin zjarr duke e vrarë personin e armatosur. Ambasadori Karlov vdiq më pas në spital.

Ai ka qënë ambasadpr në Turqi që nga viti 2013.

Kryetari i Bashkisë së Ankarasë, Melih Gokcek e identifikoi vrasësin si oficerin 22 vjeçar të policisë Mevlut Mert Altintas, që në atë kohë nuk ishte në detyrë.

Presidenti rus Vladimir Putin e dënoi vrasjen si një akt terrorizmi.

"Nuk ka dyshim se ky krim është një provokim që synon prishjen e marrëdhënieve të Rusisë me Turqinë dhe procesin e paqes në Siri që po përparon me ndihmën e Rusisë, Turqisë dhe Iranit. Përgjigja do të jetë forcimi i përpjekjeve kundër terrorizmit që kriminelët do t'i ndjejnë së shpejti", tha ai.

A man gestures after shooting Andrei Karlov, the Russian Ambassador to Turkey in this composite of three photos.
A man gestures after shooting Andrei Karlov, the Russian Ambassador to Turkey in this composite of three photos.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Ned Price tha se Shtetet e Bashkuara e dënojnë me forcë vrasjen.

"Ky akt i ulët ndaj një anëtari të trupit diplomatik është i papranueshëm dhe ne qëndrojmë të bashkuar me Rusinë dhe Turqinë në vendosmërinë tonë për të luftuar terrorizmin në të gjitha format", tha ai.

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë Thomas De Maiziere tha se "pavarësisht mosmarrëveshjeve që kemi me Turqinë për çështje të tjera, ne jemi në solidaritet me të për luftën kundër terrorizmit".

Police create a barrier in Ankara after a gunman shot Russia's ambassador to Turkey at an art exhibition. (Y.Yazicioglu/VOA)
Police create a barrier in Ankara after a gunman shot Russia's ambassador to Turkey at an art exhibition. (Y.Yazicioglu/VOA)

Një zyrtar turk tha se "ka sheneja të forta" se personi që kreu vrasjen ishte pasues i klerikut mysliman Fethullah Gulen, që jeton në mërgim në Shtetet e Bashkuara dhe për të cilin Turqia thotë se ka ndihmuar drejpërdrejt në grushtin e dështuar të shtetit në korrik.

Një zëdhënës i zotit Gulen mohoi që kleriku të ketë të bëjë me personin që kreu vrasjen dhe i tha agjencisë Reuters se "Gulen e mohon kategorikisht çdo pjesëmarrje në këtë akt të shëmtuar".

Lidhjet mes Rusisë dhe Turqisë kanë ardhur duke u përmirësuar gradualisht që kur avionët turq rrëzuan një aeroplan luftarak ruse që kishte hyrë në hapësirën e Turqisë gabimisht gjatë misionit në Siri vitin e kaluar.

Zyrtarët rusë dhe turq po bashkëpunojnë për zgjidhjen e krizës së refugjatëve në Aleppo, të shkaktur pjesërisht nga sulmet ajrore të Rusisë kundër kryengritësve.

WATCH: Emergency vehicles respond to scene of shooting

Emergency Vehicles Respond to Scene of Russian Ambassador Shooting
please wait

No media source currently available

0:00 0:00:26 0:00

Dorian Jones, Svetlana Cunningham contributed to this report.

XS
SM
MD
LG