Lidhje

Ryan, përsëri Kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve


Paul Ryan i Partisë Republikane, u rizgjodh si Kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve gjatë një konference që u mbajt të martën në Kongres. Partia Republikane votoi unanimisht për rizgjedhjen e Kongresmenit të Uiskonsinit në këtë post.

Zoti Ryan do të fillojë zyrtarisht në këtë post në fillim të muajit janar, me fillimin e punimeve të Kongresit të ri amerikan.

Vazhdimësia e zotit Ryan në postin e Kryetarit të Dhomës së Përfaqësusve rrezikohej, në se zoti Trump nuk do t’i kishte fituar zgjedhjet. Paul Ryan fillimisht nuk e mbështeti kandidaturën e zotit Trump dhe ai u distancua nga disa qëndrime të kandidatit republikan gjatë fushatës. Por pas zgjedhjes së Donald Trumpit, pozita e zotit Ryan është forcuar. Ai dha një konferencë shtypi pas zgjedhjeve, ku theksoi politikat republikane për disa çështje të rëndësishme, si: masat për zbutjen e varfërisë, shërbimin shëndetësor dhe reformën e taksave.

Ndërkohë, demokratët në Dhomën e Përfaqësuevse janë të përçarë dhe ata e shtynë zgjedhjen e udhëheqësit të tyre në organin ligjvënës deri pas festës kombëtare të Ditës së Falenderimeve. Kjo shtyrje mund ta rrezikojë rizgjedhjen e ligjvënëses Nancy Pelosi në postin e udhëheqëses së pakicës në Dhomën e Përfaqësuesve.

XS
SM
MD
LG