Lidhje

Tiranë: Shkollat kundër korrupsionit


Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM), Instituti Shqiptar për Çështje Publike (AIPA) dhe Qendra Rinre (Youth Act Center) organizuan sot një takim kundër korrupsionit me gjimnazistë nga disa qytete të mëdha të Shqipërisë.

Te rinjte kunder korrupsionit
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:46 0:00

Në takimin e mbështetur nga ambasada amerikane dhe ministria e arsimit, të rinjtë nga gjithë krahinat e vendit folën me shqetësim për përhapjen e korrupsionit në shoqëri dhe në administratën publike.

Krahas nxënësve, në takim folën edhe zyrtarë amerikanë dhe shqiptarë, që mbështesin të rinjtë në këto projekte.

Ryan Roberts nga ambasada amerikane tha se korrupsioni është një sëmundje që dëmton rëndë shoqërinë, ekonominë dhe sigurinë e vendit.

Zoti Roberts tha se të rinjtë treguan fuqinë e aktivizmit qytetar dhe u bëri thirrje atyre të vazhdojnë më tej përpjekjet kundër korrupsionit.

Ambasada amerikane përmes programit për antikorrupsion dhe demokraci ka mbështetur një numër projektesh që fuqizojnë shoqërinë civile dhe lëvizjet për të luftuar korrupsionin.

Nxënës të 23 shkollave të mesme nga Shkodra, Kukësi, Elbasani, Berati, Vlora, Peshkopia, Korça publikuan projekte të ndryshme ndërgjegjësuese kundër korrupsionit.

Projektet “Të Rinjtë Kundër Korrupsionit”, Akademia Rinore për Të Drejtat e Njeriut dhe Projekti Qytetar Kundër Korrupsionit paraqitën punimet e tyre së bashku me një ekspozitë dhe një dokumentar për korrupsionin përgatitur nga vetë nxënësit e shkollave.

Një seri projektesh të tilla synojnë parandalimin e i akteve korruptive përmes nismave dhe ndërgjegjësimit të shoqërisë.

XS
SM
MD
LG