Lidhje

Incident i ri me armë zjarri në San Diego


Një oficer policie u vra dhe një tjetër u plagos rëndë sot gjatë një shkëmbimi të shtënash në San Diego, sipas shefes së policisë së qytetit.

Incidenti ndodhi në momentin që oficerët e policisë ndaluan një qytetar për shkelje të rregullave të trafikut. Kur mbërritën forcat mbështetëse të policisë, ata i gjetën të dy policët me plagë, njeri me disa të shtëna në gjoks.

Oficerët e policisë në mbarë vendin janë në gjendje gadishmërie pas vrasjes së disa oficerëve të policisë në qytetet Dallas dhe Baton Ruzh. Shefja e policisë së San Diegos, Shelley Zimmerman tha se i pandehuri është një i ri me origjinë nga Amerika Latine, është arrestuar dhe po trajtohet për një plagë të shkatuar nga plumbi në spital.

Oficeri i plagosur i policisë iu nënshtrua operacionit dhe është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, kanë filluar hetimet për shkakun e të shtënave.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG