Lidhje

Sarkozi dhe Merkel bien dakord në hapat për të shpëtuar monedhën euro

  • Lisa Bryant

Sarkozi dhe Merkel bien dakord në hapat për të shpëtuar monedhën euro

Sarkozi dhe Merkel bien dakord në hapat për të shpëtuar monedhën euro

Udhëheqësit e Francës dhe Gjermanisë duan të miratojnë traktate të rendësishme evropiane për të ofruar mbikëqyrje më të madhe fiskale dhe qeverisëse mbi 17 vendet e eurozonës që gjendet në situatë jo të mirë financiare. Pas bisedimeve të së henës në Paris, ata theksuan një seri masash për të zgjidhur krizën e eurozonës të cilat kanë në plan ti prezantojnë gjatë një takimi të lartë të Bashkimit Evropian këtë javë. Korrespondetja e Zërit të Amerikës Lisa Bryant sjellë më shumë hollësi nga kryeqyteti francez.

Dy ekonomitë më të mëdha të Evropës duket se kanë zgjidhur mosmarrëveshje të theksuara rreth asaj se si të shpëtojnë eurozonën.

Duke folur në një konferencë të përbashkët për shtypin me homologen gjermane Angela Merkel, presidenti francez Nicolas Sarkozy shpalosi një seri hapash për të cilat kanë rënë dakord dy udhëheqësit. Themelore mes tyre janë kufizime të detyrueshme në defiçitet buxhetore që duhet të respektojnë vendet anëtare të eurozonës, ose të rrezikojnë sanksione të mundshme. Gjermania dhe Franca duan që vendet e eurozonës të takohen çdo muaj për të trajtuar krizën. Ata po ashtu duan që rregullat e reja të jenë pjesë e një traktati të rinegocionuar të Bashkimit Evropian që duhet të përfundojë deri në mars.

Zoti Sarkozi tha se borxhi i Evropës dhe kriza bankare e bën edhe më kritike për Francën dhe Gjermaninë që të ofrojnë një front të bashkuar. Mos rënia dakord, tha ai, është të rrezikosh përmbysjen e Evropës dhe monedhës euro.

Zonja Merkel tha se Evropa përballet me një situatë shumë të vështirë. Është kritike, tha ajo, që të rivendosim besimin tek investitorët dhe komuniteti ndërkombëtar.

Të dy udhëheqësit do të kërkojnë mbështetjen e udhëheqësve të Bashkimit Evropian gjatë një takimi në fund të javës. Zoti Sarkozy tha se shpresojnë se të 27 udhëheqësit e bllokut do të bien dakord me propozimet e tyre, por nëse jo, do të kërkojnë marrëveshje nga 17 vendet anëtare të eurozonës.

Ndërkohë, tregjet po shohin nota pozitive nën pritshmërinë që udhëheqësit evropianë do të marrin vendime të rëndësishme këtë javë. Por Thomas Klau, shef i zyrës parisiane për Këshillin Evropian të Marrëdhënieve me Jashtë, hedh dyshime se takimi i lartë do të zgjidhë krizën e euros njëherë e përgjithmonë.

“A do të jetë takimi i Brukselit, ai që do t’i japë fund kësaj krize të zgjatur? Jam skeptik. ”

Takimi i së hënes në Paris është një prej disa bisedimeve të nivelit të lartë për krizën që do të zhvillohen këtë javë. Me theksin tek rritja e drojes rreth përhapjes së krizës jashtë kontinentit, Sekretari amerikan i Thesarit Timothy Geithner gjendet në Evropë për takime me zyrtarët e lartë, përfshi zotin Sarkozy dhe kryeministrin e ri të Italisë Mario Monti.

XS
SM
MD
LG