Lidhje

Sekretari Gates nderohet me Medaljen e Lirisë


Sekretari Gates nderohet me Medaljen e Lirisë
Sekretari Gates nderohet me Medaljen e Lirisë

Sekretari i Mbrojtjes Robert Gates, u nderua sot nga Presidenti Obama me Medaljen e Lirisë, në ditën e tij të fundit në post, para daljes në pension.

Ceremonia u zhvillua në praninë e forcave të armatosura. Presidenti Obama e cilësoi zotin Gates si një nga zyrtarët më të shquar të qeverisë dhe njërin nga sekretarët e mbrojtjes më të mirë në historinë e Shteteve të Bashkuara.

Në mesazhin e tij lamtumirës drejtuar forcave të armatosura amerikane, zoti Gates falënderoi ushtarët dhe familjet e tyre, duke thënë se dedikimi dhe guximi i tyre e kanë mbajtur të sigurtë Amerikën.

Ai tha se përpjekjet e forcave të armatosura bënë që misioni i Shteteve të Bashkuara në Irak të mbaronte me sukses, dhe po sjellin kthesë në Afganistan.

XS
SM
MD
LG