Lidhje

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Mun viziton Pakistanin


Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Mun viziton Pakistanin
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Mun viziton Pakistanin

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon ka shkuar sot në Pakistan, për të parë zonat e shkatërruara nga përmbytjet. Pak pas mbërritjes së tij në Islamabad zoti Ban tha se po i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar ta përshpjetojnë ndihmën për popullin pakistanez. OKB-ja thotë se ka marrë 20 për qind nga 460 milionë dollarë ndihmat urgjente të kërkuara.

Kryeministri pakistanez Jusuf Riza Gilani tha se përmbytjet e shkaktuara nga shirat monsune kanë prekur 20 milionë njerëz. Punonjësit e ndihmave thonë se 6 milionë njerëz kanë nevojë për ndihma humanitare. Zyrtarë të OKB-së kanë konfirmuar rastin e parë të kolerës në Mingora, në distriktit veriperëndimor të Swat-it. Pritet të ketë edhe raste të tjera të sëmundjes vdekjeprurëse. Punonjësit e ndihmave po ashtu po trajtojnë mijëra raste të diharresë akute të shkak për shkak të ndotjes së ujit. Qeveria i anuloi dje festimet për ditën e pavarësisë.

XS
SM
MD
LG