Lidhje

Sekretarja amerikane e Shtetit do të zhvillojë një vizitë në Evropën Lindore


Sekretarja amerikane e Shtetit do të zhvillojë një vizitë në Evropën Lindore
Sekretarja amerikane e Shtetit do të zhvillojë një vizitë në Evropën Lindore

Ky do të jetë udhëtimi i parë i zonjës Clinton në rajonin e Kaukazeve që nga ardhja e saj në detyrë dhe do të jetë një shans për të degjuar nga afër mendimet e udhëheqësve atje mbi mosmarrëveshjet e vazhdueshme territoriale që kanë penguar hapjen politike të ish republikave sovjetike.

Lufta e shkurtët e vitit 2008 mes Gjeorgjisë dhe Rusisë bëri që trupat ruse të pushtonin rajonet seperatiste të Gjeorgjisë, Osetinë e Jugut dhe Abkhazinë pavaresisht thirrjeve nderkombëtare për kthimin e status quo të paraluftës.

Duke dhënë informata për shtypin mbi udhëtimin, Ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet Evropiane, Philip Gordon tha se administrata e presidentit Obama është e pakënaqur me deshtimin e Rusisë për të zbatuar kerkesat e armëpushimit.

Ne respektojmë sovranitetin e Gjeorgjisë dhe integritetin territorial dhe i bëjmë thirrje Rusisë që të zbatojë angazhimet e saj të armëpushimit të gushtit të vitit 2008, që jo vetëm kerkon për mos përdorimin e forcës dhe dhënien fund të armiqësive por u kerkon palëve të përfshira që të vendosin ushtritë e tyre aty ku kanë qënë para fillimit të konfliktit, dhe kjo nuk ka ndodhur.

Zoti Gordon tha se në Armeni dhe Azerbaixhan, sekretarja Clinton do tu kerkojë vendeve fqinje që të zbatojnë angazhimet e tyre në bazë të procesit të Grupit të Minskut, i cili synon në dhenien fund të mosmarrëveshjes së kahershme mbi Nagorno-Karabakh, një enklavë e kontrolluar nga Armenia brenda Azerbaixhanit. Kohët e fundit, tensionet atje janë transformuar në dhunë.

Kemi parë disa raste dhune në rajon kohët e fundit ndaj nuk mund ta marrim stabilitetin për të qënë. Keshtu që Armenia dhe Azerbaixhani do të përfitojnë nëse ecin përpara me procesin e Grupit të Minskut. Keshtu që zonja Clinton do të ketë shansin që të theksojë në të dy vendet atë që tha presidenti në Toronto.

Presidenti Barak Obama, presidenti rus Dmitri Medvedev dhe presidenti francez Nicolas Sarkozy, si bashkëkryetarë të Grupit të Minskut, lëshuan një dekleratë në takimin e G-20 në Kanada gjatë fundjavës që lam pas, që u kerkon udhëheqësve të Armenisë dhe Azerbaixhanit të përfundojnë punën në parimet bazë të një marrëveshje paqeje.

Zonja Clinton zhvillon ndalesën e parë në Kiev ku do të takohet me presidentin ukrainas Viktor Yanukovych. Ndihmës Sekretari Gordon tha se nderkohë që udhëheqësi ukrainas, i cili mori detyrën në shkurt, konsiderohet më pro-rus sesa paraardhësi i tij, ai ka ndjekur një kurs të pavarur.

Zoti Gordon tha se administrata e presidentit Obama shpreson të kapërcejë përtej nocionit që vendet e Evropës Qendrore duhet të zgjedhin nëse do të jenë pro-ruse apo pro-amerikane. Ai tha se marrëdhenie më të mira mes Moskës dhe Uashingtonit ndihmojnë në kapërcimin e atij nocioni.

XS
SM
MD
LG