Lidhje

Sekretarja Klinton shkon në një vizitë të panjoftuar në Libi


Sekretarja Klinton shkon në një vizitë të panjoftuar në Libi
Sekretarja Klinton shkon në një vizitë të panjoftuar në Libi

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton shkoi të martën në Libi për një vizitë të panjoftuar më parë, ku u takua me udhëheqësit e rinj të vendit, ndërsa luftëtarët e qeverisë së përkohëshme libiane janë duke e vazhduar ofensivën ndaj njërës prej qendrave të fundit që ka mbetur nën kontrollin e ish-udhëheqësit libian Muamar Gadafi.

Zonja Hillari Klinton është zyrtarja më e lartë amerikane që viziton Libinë që nga rënia e Muamar Gadafit dhe ardhja në pushtet e Këshillit Kombëtar Kalimtar.

Ajo u takua me shefin e këshillit Mustafa Abdel Jalil dhe kryeministrin e përkohëshëm Mahmoud Xhibril dhe ofroi ndihma të ndryshme dhe mbështetje për kalimin në sistemin demokratik.

Gjatë një konference shtypi me zotin Xhibril, zonja Klinton tha se e kishte për nder të qendronte në tokën e Libisë së lirë dhe kishte privilegjin të shikonte lindjen e një të ardhme të re për Libinë.

Kryediplomatja amerikane ofroi ndihmë për Libinë për të krijuar siguri më të madhe.

“Kam kënaqësinë të njoftoj se ne do të investojmë më shumë para për të ndihmuar Libinë të sigurojë dhe shkatërrojë stoqe armësh të rrezikshme. Administrata në bashkëpunim me Kongresin do të ofrojë 40 milion dollarë për këtë përpjekje. Ne po ashtu do të punojnë me Libinë për të shkatërruar stoqet e armëve kimike.”

Zonja Klinton premtoi ndihma disa miliona dollarëshe për vendin që po përpiqet të rindërtohet. Ndihmat variojnë nga paisjet ushtarake tek ato arsimore, programet ekonomike, kujdesja shendetësore për luftëtarët e plagosur dhe ndihma arkeologjike.

Shtetet e Bashkuara treguan mbështetje që nga fillimi sëbashku me Francën dhe Britaninë duke ndërhyrë në mbështetje të kryengritjes kundër Gadafit në fillim të vitit dhe ndihmuan që të sigurojnë një mandat nga Kombet e Bashkuara për misionin ajror të udhëhequr nga NATO për të mbrojtur civilët. Por një ndihmë ka edhe koston e vet. Këshilli Kombëtar Kalimtar ende i duhet që të konsolidojë sundimin ushtarak apo politik.

Studiuesi Ziad Akl me qendrën Ahram në Kajro thotë se partitë kundërshtare mund të akuzojë këshillin për varësi të madhe nga Perëndimi.

“Duket se ka një marrëveshje mbi nevojën e rolit të Perëndimit. Është vetëm sasia e bindjes që ata duhet të tregojnë dhe sasia e autonomisë që Perëndimi duhet të ofrojë. Dhe nuk duhet kushtëzuar ndihma lidhur me agjendën specifike të shpalosur nga aleatët perëndimor.”

Vizita e zonjës Klinton vjen një ditë pasi këshilli deklaroi pothuajse fitore kundër besnikëve të Gadafit në qytetin Bani Valid. Por qyteti Sirte dhe disa zona të tjera ende nuk kanë rënë në duart e qeverisë kaimtare. Luftimet e vazhdueshme kanë treguar kufizimet e ndihmës së NATO-s në atë që tashmë ka marrë formën e një konflikti të stilit gueril.

XS
SM
MD
LG