Lidhje

Sekretarja Klinton shpreh shqetësim për lirinë e mediave në Turqi


Sekretarja Klinton shpreh shqetësim për lirinë e mediave në Turqi
Sekretarja Klinton shpreh shqetësim për lirinë e mediave në Turqi

Sekretarja Amerikane e Shtetit Hillari Klinton tha se është e shqetësuar për çështjen e lirisë së mediave në Turqi, pas njoftimeve se në këtë vend janë burgosur rreth 60 gazetarë.

Sekretarja Klinton tha sot në Stamboll se masat kundër gazetarëve nuk janë të nevojshme dhe nuk janë në interes të Turqisë. Këto veprime të një kandidadi për anëtarësim në Bashkimin Evropian, tha ajo, nuk përputhen me përparimet tjera që ka bërë Turqia.

Sekretarja Klinton përshëndeti Turqinë për hapat e saj politike dhe ekonomike. Ajo tha se tradita demokratike e Turqisë mund të shërbejë si model për vendet e tjera në rajon.

Zyrtarët e Bashkimit Evropian i hapën bisedimet për anëtarësim me qeverinë e Ankarasë në vitin 2005. Por përparimi është ngadalësuar mjaft që nga ajo kohë, pasi Franca dhe Gjermania kanë ngritur kundërshtime ndaj anëtarësimit të këtij vendi me popullsi kryesisht myslimane.

Bashkimi Evropian ka ngrirë bisedimet në tetë fusha kryesore në procesin e gjatë të anëtarësimit në përpjekje për ta shtyrë Turqinë të hapë portet e saj për Qipron.

XS
SM
MD
LG