Lidhje

Policia shqiptare sekuestron 1.5 ton drogë afër të kufirit me Malin e Zi


Droga u zbulua në fshatin Pulaj të Velipojës, pranë kufirit ujor të Shqipërisë me Malin e Zi dhe derdhjes në det të Lumit Buna

Sasia prej më shumë e se 1.5 ton bimë narkotike cannabis sativa u sekuestrua sot paradite nga policia kufitare e Shkodrës në e bregun e Lumit Buna, teksa po tentohej që të transpotohej, me një gomone me dy motorë, jashtë territorit të Shqipërisë.

Droga u zbulua në fshatin Pulaj të Velipojës, fare pranë kufirit ujor të Shqipërisë me Malin e Zi dhe derdhjes në det të Lumit Buna.

Sasia prej rreth 1.5 ton bimë narkotike u gjet e futur në dhjetra thasë, fare pranë gomones.

Operacioni i policisë nisi gjatë natës dhe u finalizua në orët e paradites.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të policisë vendore, që po hetojnë rreth këtij trafiku. Por, deri tani. nuk ka njoftim për arrestimin e autorëve.

Sasia e drogës, që u sekuestrua sot, rezulton si një nga më të mëdhatë që është kapur deri tani nga policia shqiptare.

Ndërkohë, megjithë përpjekjet për parandalimin e kultivimit dhe trafikimit të bimëve narkotike, rajoni i Shkodrës dhe ai i Malësisë së e Madhe, vazhdojnë të përfshihen ndër zonat e nxehta të kultivimit dhe trafikimit të bimëve narkotike.

XS
SM
MD
LG