Lidhje

Senati hedh poshtë projekt-ligjin për zbulimin


Një projekt-ligj për të ndalur programin e grumbullimit të tabulateve telefonike të amerikanëve u hodh poshtë nga Senati dje.

Senati i kontrolluar nga demokratët votoi me 58 vota pro dhe 42 kundër për të kaluar projekt-ligjin për debat të hapur, duke mos arritur numrin e kërkuar prej 60 votash. Propozimi parashikonte që Agjencisë Kombëtare të Sigurisë t’i kërkohej të merrte urdhër nga gjykata për të mbledhur të dhëna, të cilat duhet të lidheshin vetëm me një individ të caktuar. Dhoma e Përfaqësuesve e kontrolluar nga republikanët kishte miratuar më parë variantin e saj për këtë ligj.

Projekt-ligji u hartua pasi ish-kontraktori i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë Edward Snowden nxori të dhëna të panumërta të grumbulluara nga programi qeveritar gjatë vitit 2013.

XS
SM
MD
LG