Lidhje

Serbi: Zhvillohet ceremonia e përurimit të presidentit Tomislav Nikoliç


Udhëheqësit e Ballkanit bojkotuan ceremoninë e përurimit të presidentit të Serbisë për shkak të komenteve në lidhje me masakrën e Srebrenicës

Udhëheqësit e Ballkanit bojkotuan të hënën ceremoninë e përurimit të presidentit të Serbisë Tomislav Nikoliç për shkak të komenteve të tij në lidhje me masakrën e vitit 1995 të muslimanëve në qytetin lindor të Bosnje-Hercegovinës, Srebrenicë.

Vetëm presidenti i Malit të Zi mori pjesë në ceremoninë e përurimit në Beograd. Udhëheqësit e Bosnje-Hercegovinës, Kroacisë, Maqedonisë dhe Sllovenisë nuk morën pjesë.

Në fillim të këtij muaji, zoti Nikoliç, një ish nacionalist i ekstremit të djathtë, mohoi se vrasja e 8 mijë meshkujve myslimanë nga forcat serbe në Srebrenicë ishte gjenocid. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë dhe Gjykata e OKB-së për Krimet e Luftës e ka cilësuar vepër gjenocidi masakrën e Srebernicës në bazë të ligjeve ndërkombëtare.

Zoti Nikoliç e ka pranuar se vrasjet e Srebrenicës janë një “krim i rëndë” dhe ka thënë se autorët e saj duhet të dalin para drejtësisë.

Presidenti serb ka zemëruar edhe kroatët duke e quajtur qytetin kufitar kroat të Vukovarit një zonë serbe ku refugjatët kroatë nuk duhej të ktheheshin. Forcat serbe kanë bombarduar rëndë qytetin e Vukovarit në fillim të viteve 1990.
XS
SM
MD
LG