Lidhje

Serbi: Zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale


A man casts his ballot at a polling station during the elections in Belgrade, Serbia, May 20, 2012.
A man casts his ballot at a polling station during the elections in Belgrade, Serbia, May 20, 2012.

Gara zgjedhore ka nxjerrë përballë njëri-tjetrit presidentin aktual Boris Tadiç me pikëpamje pro-perëndimore, dhe nacionalistin Tomislav Nikoliç

Në Serbi po zhvillohet sot raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale. Gara zgjedhore ka nxjerrë përballë njëri-tjetrit presidentin aktual Boris Tadiç me pikëpamje pro-perëndimore, dhe nacionalistin Tomislav Nikoliç.

Zgjedhjet janë një moment i rëndësishëm në të ardhmen e këtij vendi që ende nuk është shkëputur nga e kaluara e luftrave të viteve 1990 dhe vuan aktualisht nën peshën e një papunësie prej 24 për qind.

Zoti Tadiç siguroi një avantazh të vogël krahasuar me rivalin e tij në raundin e parë të zgjedhjeve më 6 maj. Votimet po zhvillohen edhe në Serbi, nën kujdesjen e Organizatës për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Evropë.

XS
SM
MD
LG