Lidhje

Kapitulli 35 i negociatave Serbi-BE


Mediat serbe njoftojnë se Komisioni Evropian dhe Këshilli i Evropës për punë të jashtme i kanë paraqitur Këshillit të ministrave të Bashkimit Evropian rekomandimin për hapjen e kapitullit 35 të negociatave me Serbinë për anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian.

Sipas mediave serbe, lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiç. Kapitulli 35 ka të bëjë me çështjen e Kosovës.

Autoritetet në Serbi kanë shprehur pakënaqësinë e tyre me përmbajtjen e kapitullit 35-të, në të cilën sipas tyre përmban një numër të artikujve që paragjykojnë statusin e Kosovës dhe janë të drejtuara kundër interesave kombëtare serbe.

Në janar të vitit të kaluar, Serbia filloi bisedimet për anëtarësim me Bashkimin Evropian, një proces që u hap në radhë të parë si rezultat i bisedimeve të saj me Kosovën. Serbia vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e Kosovës, ndërsa është përfshirë në një proces bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve si kusht për përparim drejt integrimeve evropiane.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG