Lidhje

Serbia, një hap më pranë anëtarësimit në Bashkimin Evropian

  • Zëri Amerikës

Serbia, një hap më pranë anëtarësimit në Bashkimin Evropian

Serbia, një hap më pranë anëtarësimit në Bashkimin Evropian

Bashkimi Evropian tha se hyrja e Serbisë në Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit, do të ishte në dobi të të dyja palëve. Gjatë debatit të sotëm në një sesion të Parlamentit Evropian për marrëveshjen e Asocim-Stabilizimit me Serbinë Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Stefan Fyle, deklaroi se Beogradi është në rrugën e hyrjes në procesin e bisedimeve me BE-në. Votimi për marrëveshjen me Serbinë zhvillohet nesër.

Stefan Fyle, Komisioner i Bashkimit Evropian për Zgjerimin tha në Bruksel se Marrëveshja e Stabilizim-Asocimit është një hap i madh përpara për Serbinë në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Ai tha se objektivi themelor i kësaj marrëveshjeje është të hapë rrugën për integrimin evropian dhe reforma të mëtejshme dhe ta përgatisë Serbinë për Bashkimin Evropian.

"Nga pikëpamja ekonomike, Marrëveshja e Stabilizim Asocimit parashikon vendosjen graduale të një zone të tregtisë së lirë dhe integrimin shkallë shkallë të Serbisë në Bashkimin Evropian. Kjo do të ishte e dobishme si për BE-në edhe për Serbinë", tha zoti Fyle.

Zoti Fyle tha se vendosja e marrëdhënieve më të ngushta me Serbinë sjell një numër avantazhesh të reja për BE-në, lehtëson bashkëpunimin në fushën e drejtësisë, të lirisë dhe sigurisë, mjedisit, transportit dhe doganave për të përmendur disa. Prandaj, tha komisioneri për zgjerimin, ajo kontribuon për ta bërë më të besueshme dhe më të efektëshme politikën e BE-së në Evropën juglindore.

"2011-a është një vit i rëndësishëm për Serbinë. Një vit sfidash të vështira por edhe një vit mundësish. Rruga është përcaktuar dhe objektivat janë të njohura. Varet nga Serbia për të ecur në këtë rrugë, për të përbushur kriteret dhe, kur të jetë gati, të angazhohet në procesin e negociatave me BE-në," tha Komisioneri për Zgjerimin.

Zoti Fyle shprehu bindjen se me mbështetjen e përbashkët, Serbia do të vazhdojë të bëjë zgjedhjen e drejtë evropiane dhe të ecë në rrugën e përpjekjeve të saj të integrimit. Kjo, tha ai, do t’i japë një mesazh pozitiv gjithë rajonit.

Votimi i pritshëm pro marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit me Serbinë do të shënonte një hap të rëndësishëm për Serbinë në synimet e saj për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

Zëvendëskryeminstri serb për integrimin evropian, Bozhidar Djeliç tha dje në Strasburg se viti 2011 do të jetë i jashzakonshem për Serbinë dhe shtoi se Beogradi ka në plan të fillojë dialogun e shumë-pritur me Kosovën për të arritur rezultate konkrete.

Bashkim i Evropian e ka bërë marrëveshjen me Kosovën dhe bashkëpunimin me Gjykatën e Hagës kusht për anëtarësimin e Serbisë në BE.

XS
SM
MD
LG