Lidhje

Një student serb pranon fajësinë për rrahjen e një studenti amerikan


Një student serb pranon fajësinë për rrahjen e një studenti amerikan
Një student serb pranon fajësinë për rrahjen e një studenti amerikan

Një student serb që luan basketboll i akuzuar se ka rrahur thuajse për vdekje një student amerikan ka rënë në ujdi me prokurorët në vendin e tij.

Zyrtarët serbë thonë se në bazë të marrëveshjes së arritur të martën, Miladin Kovaçeviç ka rënë dakord se do të pranojë fajësinë në shkëmbim të një dënimi të reduktuar me dy vjet dhe tre muaj burg. Nëse çështja do të ishte gjykuar, ai do të ishte përballur me një dënim maksimum prej tetë vitesh burg.

Marrja e vendimit nga gjykata për ujdinë në fjalë do të merret me 27 shtator.

Kovaçeviç u akuzua se rrahu studentin Bryan Steinhauer deri sa e la pandnjenja jashtë një kafeneje në Universitetin Binghampton në shtetin e Nju Jorkut ku shkolloheshin të dy studentët. Kovaçeviç ishte lojtar i ekipit të basketbollit të shkollës.

Fillimisht ndaj tij u ngritën akuza në Shtetet e Bashkuara, por ai braktisi garancinë dhe u largua për në Serbi.

Serbia nuk pranoi kërkesën amerikane për ekstradimin e tij. Nën presion nga zyrtarët amerikan, përfshi Sekretaren e Shtetit Clinton, qeveria serbe pagoi 900 mijë dollarë kompensime për familjen e studentit Steinhauer dhe ra dakord të hapte çështe ndaj Kovaçeviç në Beograd. Dy ish diplomatë serbë nga konsullata e atij vendi në qytetin e Nju Jorkut po gjykohen për dhënien e dokumenteve fallso Miladin Kovaçeviçit për të udhëtuar.

XS
SM
MD
LG