Lidhje

Presidenti Obama shtyn takimin me udhëheqësit e Senatit


Presidenti Barak Obama e shtyu një takim të hënën pasdite me udhëheqësit demokratë dhe republikanë të kongresit, duke thënë se ai dëshiron t’u japë atyre më shumë kohë për të bërë përparim në bisedimet për t'i dhënë fund mbylljes së qeverisë amerikane dhe për të shmangur paaftësinë e pagimit të këstëve të borxhit.

Udhëheqësi i shumicës demokrate në Senat, Harry Reid, tha se ai ka bërë përparim në bisedimet me udhëheqësin republikan Mitch McConnell. Senatori Reid tha se negociatat po vazhdojnë dhe se ai është shumë optimist se do të arrihet një marrëveshje këtë javë.
Senatori McConnell tha se ai ndan optimizmin e senatorit Reid. Ai tha se ai ka pasur disa shkëmbime shumë të dobishme. Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të kontrolluar nga republikanët, John Boehner, të hënën pasdite është parë duke dalur nga zyrat e senatorit McConnell.

Në qendër të bisedimeve të tanishme është një propozim për rritjen e tavanit të borxhit të qeverisë federale deri në vitin e ardhshëm së bashku me një masë afatshkurtër për rihapjen e qeverisë e cila do të mundësonte fillimin e negociatave mbi buxhetin.

Nëse tavani borxhit nuk rritet deri të enjten, Shtetet e Bashkuara nuk do të mund të jenë në gjendje të paguajnë të gjitha detyrimet e tyre financiare. Presidenti Obama ka thënë se kjo do të kishte pasoja katastrofike për ekonominë botërore.
XS
SM
MD
LG