Lidhje

SHBA dhe Koreja e Jugut fillojnë manovra të mëdha detare

  • Zëri Amerikës

SHBA dhe Koreja e Jugut fillojnë manovra të mëdha detare

SHBA dhe Koreja e Jugut fillojnë manovra të mëdha detare

Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut filluan manovra të mëdha ushtarako-detare, megjithë kërcënimet nga Koreja e Veriut se atë mund të çojnë në një “luftë të shenjtë”.

Manovrat e koduara me emrin "Invincible Spirit," do të vazhdojnë deri të mërkurën në Detin e Japonisë me pjesëmarrjen e rreth 8 mijë trupave koreanojugore dhe amerikane, 20 anijeve dhe nëndetëseve dhe 200 avionëve, duke përfshirë aeroplanmbajtësen bërthamore amerikane George Washington.

Dje Komisioni koreanoverior i Mbrojtjes Kombëtare kërcënoi se do të ndërmarrë një “luftë të shenjtë” kundër Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut nëse këto dy vende nuk i anulonin manovrat në Detin e Japonisë. Shefat e mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut kanë thënë se manovrat detare synojnë t’i dërgojnë një sinjal të qartë Koresë së Veriut që ajo të heqë dorë nga sjellja e saj “agresive”.

Manovrat e tanishme dhe kërcënimi i Veriut vijnë pas incidentit të muajit mars kur mbytja e një anijeje të Koresë së Jugut shkaktoi vdekjen e 46 marinarëve. Një hetim ndërkombëtar arriti në përfundimin se anija ishte qëlluar me silurë nga një nëndetëse e Koresë së Veriut. Peniani e ka mohuar këtë.

XS
SM
MD
LG