Lidhje

Marrëdhëniet SHBA-Iran


Presidenti amerikan Barack Obama thotë se ai ka shkëmbyer letra me presidentin e ri iranian Hassan Rouhani lidhur me situatën në Siri dhe se diplomacia e mbështetur nga kërcënimi ushtarak është një model për të negociuar me Teheranin lidhur me ambiciet e tij bërthamore.

Në një intervistë e transmetuar sot në televizionin ABC, zoti Obama tha se Irani nuk duhet të mendojë se Shtetet e Bashkuara nuk do të ndërmarrin një goditje ushtarake në përgjigje të programit bërthamor të Teheranit, duke u nisur nga fakti që nuk kanë sulmuar Sirinë.

Ai tha se udhëheqësit iranianë e kuptojnë se mundësia e një Irani me armë bërthamore është “një shqetësim shumë më i madh” për Shtetet e Bashkuara sesa armët kimike të Sirisë.

Zoti Obama i tha televizionit ABC se “kërcënimi kundër Izraelit që paraqet një Iran bërthamor, i prek shumë më tepër interesat tona bazë”, duke shtuar se “një garë bërthamore në rajon”, do të ishte shumë destabilizuese.

Irani thotë se programi i tij bërthamor është për synime paqësore.
XS
SM
MD
LG