Lidhje

SHBA kujtojnë Presidentin John Kennedy


Presidenti Barak Obama ka dhënë urdhër që flamujt në të gjithë Amerikën të ngrihen sot në gjysmë shtizë në nderim të Presidentit John Kennedy të vrarë 50 vjet më parë.

Zoti Obama e cilësoi pararendësin e tij një shembull i jashtëzakonshëm i “udhëheqësit në shërbim të publikut”, i cili gëzonte vizion të gjerë dhe idealizëm të peshuar. Zoti Obama vuri një kurorë në varrin e Presidentit Kennedy, i cili prehet në Varrezat Kombëtare pranë Uashingtonit.

Këmbanat e kishave do të bien në Dallas të Teksasit, ku Presidenti Kennedy u qëllua për vdekje. Po ashtu do të mbahen momente heshtjeje dhe historiani i njohur David McCullough do të lexojë pasazhe nga fjalimet e zotit Kennedy.

Presidenti kishte afro 1000 ditë në Shtëpinë e Bardhë dhe ishte 46-vjeç kur u qëllua për vdekje gjatë udhëtimit me një makinë të hapur përmes Dallasit, gjatë një vizite për fushatë në prag të konkurrimit për mandatin e dytë.
XS
SM
MD
LG