Lidhje

SHBA, Kongresi dhe rregullat për armët

  • Richard Green

Pas më shumë se tre vjet fjalime duke bërë thirrje që Kongresi të marrë masa ndaj dhunës nga persona të armatosur në Amerikë, Senatori demokrat, Chris Murphy, ndërmorri këtë radhë hapa më drastike.

Tre ditë pasi 49 persona u vranë në një klub homoseksualësh në Orlando të Floridës, senatori demokrat mori fjalën në Kongres dhe u zotua të mos largohet derisa demokratët dhe republikanët të bien dakort për masat ndaj dhunës me armë.

Kolegë të tij demokratë iu bashkuan kësaj përpjekjeje, duke shprehur zemërimin ndaj vrasjeve të fundit në masë.

“Jemi sot këtu për kërkuar veprimin që është tepër i vonuar dhe që mund të kishte parandaluar ngjarje urrejtjeje, si ajo në Orlando. Veprimet flasin më shumë se fjalët. Vendi meriton të veprojmë. 90% e popullit amerikan kërkojnë që Senati të miratojë masa të logjikshme, si kontrolli i historikut të pesonit që kërkon të blejë armë.”

“Biseduam me kolegët e tjerë që do të flasin sot dhe të gjithë kanë në zemër fjalën ‘mjaft’. Nuk po kërkojmë diçka radikale apo një-partiake. Ajo që po kërkojmë është e logjikshme dhe mbështetet nga shumica e popullsisë.”

Senatori Murphy e ndërpreu aksionin e tij pas 15 orësh dhe pasi njoftoi se republikanët në senat kishin rënë dakort të punojnë për amendamente ligjore që do të ndalojnë armatosjen e personave që gjenden në listën e të vëzhguarve nga FBI-ja, si dhe për të zgjeruar kontrollin e historikut të blerësve të armëve.

Kjo përpjekje e zotit Murphy tërhoqi vëmendjen e publikut dhe u bë nga mbrëmë, çështja më e ndjekur në Twitter, në Shtetet e Bashkuara.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG