Lidhje

Autoritetet: Fituesi i lotarisë u helmua


Lottery Winner Poisone

Lottery Winner Poisone

Zyrtarët amerikanë thonë se fituesi i një lotarie 1 milion dollarëshe ishte helmuar vitin e kaluar para se të merrte çmimin e tij. Autoritetet zbuluan këtë javë se Urooj Khan kishte në trup një dozë të madhe të helmit cianur.

Autoritetet thanë se një i afërm i tij u kishte kërkuar autoriteteve të rishikonin shkakun e vdekjes, pasi fillimisht vdekja u deklarua si rezultat i shkaqeve natyrore.

Urooj Khan, i cili emigroi në Shtetet e Bashkuara nga India, vdiq më 20 korrik, një ditë pasi deklaroi se kishte biletën fituese në lotarinë e shtetit Illinoi.

Pronari krenar i një dyqani pastrimesh kimike bleu biletën fituese në një kioskë. Ai kishte thërritur, “Fitova një milion” dhe i kishte dhënë shitësit 100 dollarë bakshish pasi kishte gërvishtur biletën fituese.

XS
SM
MD
LG