Lidhje

SHBA: Numri i personave që marrin ndihmë nga qeveria bien në nivelin më të ulët që nga korriku 2008

  • Zamira Edwards

SHBA: Numri i personave që marrin ndihmë nga qeveria bien në nivelin më të ulët që nga korriku 2008

SHBA: Numri i personave që marrin ndihmë nga qeveria bien në nivelin më të ulët që nga korriku 2008

Numri i personave që regjistrohen si të papunë për të marrë ndihmë nga qeveria në Shtetet e Bashkuara ka rënë në nivelin më të ulët që nga korriku 2008.

Shifrat e reja, të lëshuara sot nga Departamenti i Punës, mund të shërbejnë si tregues se kompanitë janë të gatshme të hapin vende të reja pune pas krizës ekonomike që la miliona amerikanë të papunë. Numri i të regjistruarve rishtazi javën e kaluar ra me 36 mijë, duke kapur shifrën 383 mijë.

Ekonomistët e ndjekin me vemendje numrin të regjistruarve rishtazi, si një tregues i prirjeve të tregut të punës. Disa analistë thonë se nëse kjo shifër është nën 400 mijë, ajo mund të tregojë se hapja e vendeve të reja të punës mund të jetë e mjaftueshme për ta ulur shifrën e papunësisë nën 9 përqind që është sot.

Drejtori i Bankës Qendrore, Ben Bernanke tha dje se ndoshta do të duhen disa vjet para se niveli i papunësisë të ulet në shifrat 5 – 6 përqind.

XS
SM
MD
LG