Lidhje

SHBA: Paralajmërime grafike në paketat e cigareve

  • Zëri Amerikës

SHBA: Paralajmërime grafike në paketat e cigareve

SHBA: Paralajmërime grafike në paketat e cigareve

Administrata amerikane e Ushqimeve dhe Ilaçeve bëri sot të njohura për publikun një numër pamjesh grafike, që do të vendosen tek paketat e cigareve dhe që synojnë të paralajmërojnë për rreziqet e pirjes së duhanit.

Grafikat paraqesin pamje të dhëmbëve të prishur, mushkërive të sëmura dhe pacientëve duke vdekur nga kanceri. Imazhet e reja është në plan të vendosen tek gjysma e sipërme e paketave të cigareve deri në tetor të vitit të ardhshëm.

Paralajmërimet po ashtu duhet të përbëjnë deri në një të pestën e të gjitha reklamave për duhanin. Njoftimi i sotëm i Administratës amerikane të Ushqimeve dhe Ilaçeve është në kuadrin e Aktit të Parandalimit dhe Kontrollit të Duhanit të vitit 2009, që i jep qeverisë federale autoritetin për të kontrolluar produktet e duhanit.

Sipas studimeve, rreth 20 për qind e amerikanëve vazhdojnë të pijnë duhan.

XS
SM
MD
LG