Lidhje

SHBA, Rusia do të bashkëpunojnë në teknologjinë e energjisë bërthamore


SHBA, Rusia do të bashkëpunojnë në teknologjinë e energjisë bërthamore
SHBA, Rusia do të bashkëpunojnë në teknologjinë e energjisë bërthamore

Sot hyri në fuqi një marrëveshje që do të lejojë kompanitë amerikane dhe ruse të bashkëpunojnë në zhvillimin e teknologjisë së energjisë bërthamore.

Marrëveshja hyri në fuqi zyrtarisht kur ambasadori amerikan në Rusi, Xhon Bejrli dhe zëvendës ministri i jashtëm rus Sergei Riabkov shkëmbyen nota diplomatike gjatë një ceremonie sot në Moskë.

Zoti Berli thotë se marrëveshja do të hapë mundësi të tjera komerciale dhe teknologji të reja që do të ndihmojnë në luftën kundër mospërhapjes globale të armëve.

Marrëveshja synon lejimin e shkëmbimit të teknologjisë, paisjeve dhe materialeve të tjera mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë.

Ajo u nënshkrua fillimisht nga presidenti amerikan Xhorxh W. Bush në 2008-ën, por u shty pas filllimit të luftës mes Rusisë dhe Republikës së Gjeorgjisë vitin e kaluar.

Ajo u ringjall nga presidenti amerikan Barak Obama vitin e kaluar dhe kaloi rishqyrtimin në kongres muajin e kaluar.

XS
SM
MD
LG