Lidhje

SHBA: Senati hedh poshtë planin e miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve për kufirin e borxhit


SHBA: Senati hedh poshtë planin e miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve për kufirin e borxhit
SHBA: Senati hedh poshtë planin e miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve për kufirin e borxhit

Senati i Shteteve të Bashkuara hodhi poshtë projekt-ligjin për kufirin e borxhit, pak pasi Dhoma e Përfaqësuesve miratoi planin e rishikuar për shkurtimin e shpenzimeve dhe ngritjen e kufirit të huasë prej 14.3 trilionë dollarësh, në përpjekje për të shmangur mospagimin javën e ardhëshme.

Senati votoi me 59 vota pro dhe 41 kundër për shtyrë votimin e planit të paraqitur nga Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Xhon Boiner. Ligjvënësit në Dhomën e Përfaqësuesve votuan me 218 vota pro dhe 210 kundër planit.

Dje vonë, udhëheqësit demokratë në Senat u bënë thirrje ligjvënësve republikanë të mbështesin projekt-ligjin e paraqitur nga udhëheqësi i shumicës në Senat, Heri Rid. Plani i tij parashikon shkurtimin e shpenzimeve qeveritare me 2.5 trilionë dollarë dhe ngritjen e kufirit të huasë deri në atë masë sa të financohet qeveria deri në fund të vitit 2012.

Ligjvënësit amerikanë kanë në plan të punojnë gjatë ditëve të ardhëshme për një plan që do të shmangte mospagimin e kësteve që do të kishte pasoja të rënda për ekonominë amerikane.

XS
SM
MD
LG