Lidhje

Shkatërrimi i armëve kimike në det të hapur


Shtetet e Bashkuara kanë ofruar të ndihmojnë në shkatërrimin e disa rezervave më vdekjeprurëse të armëve kimike siriane në një impiant në det të hapur.

Organizata për Mospërhapjen e Armëve Kimike tha sot se qeveria amerikane do të kontribuojë "teknologji shkatërrimi, mbështetje të plotë operacionale dhe financimi për të neutralizuar" armët.

Organizata me bazë në Hagë është përgjegjëse për vëzhgimin e shkatërrimit të armëve kimike të Sirisë sipas një marrëveshje që mënjanoi një përgjigje ushtarake amerikane kundër sulmit me gaz sarin në rrethinat e Damskut.

Sigrid Kaag, drejtuesja e ekipit të organizatës për Sirinë, tha se armët duhet fillimisht të transportohen nga disa qendra në mbarë vendin portin më të madh të Sirisë, Latakia.

Armët kimike nuk do të shkatërrohen në ujrat siriane.
XS
SM
MD
LG