Lidhje

SHBA: Shtetasit e rinj bëjnë betimin


Ndërkohë që Shtetet e Bashkuara festojnë 237 vjetorin e pavarësisë, mijëra njerëz në të gjithë vendin bëjnë betimin si shtetas të rinj amerikanë. Njëra prej këtyre ceremonive të betimit u zhvillua afër Shtëpisë së Bardhë. Ta ndjekim.

Ndërkohë që Shtetet e Bashkuara festojnë 237 vjetorin e pavarësisë, 30 njerëz nga 21 vende bënë betimin si shtetas të rinj amerikanë. Mes tyre është Ashraf Mokhdar nga Egjipti.

“Jam krenar që tani jam shtetas amerikan. Dua ta mbaj premtimin tim për t’u bërë një qytetar i mirë”.

Jacqueline Frye është nga Britania.

“Ka qenë një rrugë e vështirë dhe e gjatë dhe mu desh shumë kohë. Por ia vlente dhe tani jam e lumtur”.

Fundi i asaj rruge të gjatë u kurorëzua me një ceremoni betimi të drejtuar nga Sekretari amerikan i Thesarit Jack Lew.

Sekretari Lew, i përket brezit të parë amerikan. Babai i tij emigroi nga Polonia. Ai vlerësoi shtetasit e rinj amerikanë për tejkalimin e vështirësive dhe për t'ia arritur kësaj dite.

“Ne po festojmë jo vetëm për atë që ju keni dhënë deri tani, por edhe për atë që ju do të vazhdoni t’i jepni këtij vendi”.

Ato që këta amerikanë të rinj kanë dhënë janë shumë vite pune të vështirë për të mësuar anglishten, historinë dhe sistemin politik amerikan. Shumica e tyre kanë patur jo pak vështirësi.

Por Herbert Crooks nga Panamaja thotë se ai e dinte se kjo ditë do të vinte.

“Brenda vetes gjithmonë jam ndjerë si amerikan. Ky është realizimi i ëndrrës sime. Më në fund, ia dola”.

Ndërkohë që amerikanët kremtojnë një tjetër përvjetor të pavarësisë, këta 30 shtetas të rinj amerikanë u janë bashkuar me plot dinjitet festimeve.
XS
SM
MD
LG