Lidhje

Shkëmbimi i të burgosurve izraelitë dhe palestinezë mund të ketë pasoja mbi sigurinë në rajon


Shkëmbimi i të burgosurve izraelitë dhe palestinezë mund të ketë pasoja mbi sigurinë në rajon
Shkëmbimi i të burgosurve izraelitë dhe palestinezë mund të ketë pasoja mbi sigurinë në rajon

Disa analistë të Lindjes së Mesme kanë komentuar se lirimi i një ushtari izraelit dhe i qindra palestinezëve mund të ketë një efekt të konsiderueshëm mbi sigurinë në Izrael dhe Lindjen e Mesme. Është ditë mjaft e rrallë në Lindjen e Mesme kur Hamas-i në Rripin e Gazës, Autoriteti Palestinez në Bregun Perëndimor dhe izraelitët të festojnë të njëjtin zhvillim.

Pesë vjet pasi militantët e Hamas-it kapën ushtarin izraelit Gilad Shalit, ata e liruan atë të martën. Në të njtën ditë Izraeli liroi qindra palestinezë. Shumë prej tyre ishin të dënuar për sulme mbi izraelitët, por palestinezët i konsiderojnë ata heronj.

Pasi përshëndeti ushtarin Shalit, Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu paralajmëroi se çdokush nga palestinezët e liruar që i rikthehet terrorizmit do të mbajë përgjegjësi. Michael Singh, drejtor administrativ i Institutit për Lindjen e Afërt në Uashington, thotë se ky është një shqetësim i madh.

“Disa prej këtyre burrave dhe grave janë njerëz të rrezikshëm që kanë kryer akte terroriste, prandaj efekti që lirimi i tyre mund të ketë mbi sigurinë e Izraelit apo të rajonit është shqetësues”.

Shkëmbimi i të burgosurve realizohet pas disa vitesh në të cilat vetëm pak përparim është

“Unë mendoj se arsyeja që ndikoi mbi vendimin e Izraelit për lirimin e ndërsjelltë, ishte fakti që ata nuk janë më të shqetësuar lidhur me dobësimin e Autoritetit Palestinez apo me forcimin e Hamasit, pasi procesi i paqes është i bllokuar për momentin”.

Shkëmbimi mund të ndikojë në rivalitetin midis Hamas-it në Gaza dhe Autoritetit Palestinez, i cili administron Bregun Perëndimor. Analistët thonë se Presidenti palestinez Mahmud Abaz, pas vitesh negociatash të pasuksesshme me Izraelin, mund të dëmtohet politikisht. Hamas-it, që negocioi shkëmbimin e të burgosurve me ndihmën e Egjiptit, mund t’i rritet popullariteti. Analisti për Lindjen e Mesme Jonathan Speyer:

“Hamas-i në këto momente kishte nevojë për sukses politik të një lloji apo të një tjetri, qoftë edhe për shkak të ngjarjeve të Pranverës Arabe, të cilat e kanë bërë të ndihet paksa i izoluar dhe i papërfillur; gjithashtu, sepse Autoriteti Palestinez ka bërë përparime në lidhje me Kombet e Bashkuara dhe njohjen e një shteti palestinez”.

Analisti për sigurinë e Izraelit, Daniel Sheuftan, thotë se ndryshimet e shpejta në Botën Arabe mund të krijojnë sfida të reja edhe për shtetin hebraik.

“Problemi është se kur shohim Iranin, Turqinë, Egjitptin dhe Shtetet e Bashkuara ne vërejmë ndryshime që e bëjnë më të rrezikshëm e më të paqëndrueshëm mjedisin në të cilin Izraelit i duhet të operojë”.

Në kuadër të marrëveshjes që solli lirimin e ushtarit Shalit, Izraeli do të lirojë edhe 550 palestinezë të tjerë, gjatë dy muajve të ardhshëm.

XS
SM
MD
LG