Lidhje

Shkëmbinjtë koralorë rrezikojnë të zhduken

  • Zulima Palacio

Shkëmbinjtë koralorë rrezikojnë të zhduken

Shkëmbinjtë koralorë rrezikojnë të zhduken

Studimi i ri, i quajtur “Koralet përsëri në Rrezik”, është një rifreskim i raportit të publikuar në vitin 1998.

Ai përmban të dhënat më të fundit si dhe shfrytëzon fotografitë me rezolucion të lartë të marra me satelit.

Për herë të parë, merret parasysh ndikimi i ndryshimit klimaterik së bashku me faktorë të tjerë, që ndikojnë ndaj këtyre organizmave delikat të detit.

Duket një vlerësim i zymtë, sipas të cilit, nëse komuniteti ndërkombëtar nuk bën asgjë për të shpëtuar shkëmbinjtë koralorë dhe ekosistemet e tyre të pasura tani, më shumë se 90% e botës koralore do të vihej nën rrezik deri në vitin 2030, dhe thuajse të gjitha ato do të jenë të rrezikuara në më pak se 40 vjet.

“Afërsisht 75% e shkëmbinjëve koralorë janë të kërcënuar nga një kombinimi i faktorëve global dhe lokal” thotë Xhein Lubçenko, drejtuese e Administratës Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike, e quajtur NOAA. e cila shton -“ Nëse prirja e fundit zgjat, ky raport na bën me dije se 20 vjet më pas, gjysma e koraleve në botë do të përjetojnë mbingarkesën termale të mjaftueshme që shkaton zbardhjen e tyre. Për 50 vjet kjo përqindje pritet të rritet me më shumë se 95%”.

Sipas Nensi Knowlton-it, të Institutit Smithsonian, kjo mund të ketë një ndikim madhor në jetën e detit:

“Është përllogaritur se të paktën një e treta e të gjitha specieve që jetojnë në oqean kanë lidhje me shkëmbinjtë koralorë.

Nuk është befasuese ndoshta që sipas një analize të fundit, hidhet ideja se një e treta e specieve koralore janë në rrezik zhdukjeje. Kjo i bën koralet specien më të rrezikuar në planet, ndoshta më shumë se bretkosat”.

Shkëmbinjtë koralor janë të domosdoshëm për ruajtjen e brigjeve, si dhe për sigurinë ushqimore dhe mirëqënien ekonomike të miliona njerëzve anembanë botës.

Ato janë një burim i rëndësishëm proteinash, një burim potencial farmaceutik dhe – siç vëren Laureta Burke e Institutit të Kërkimeve Botërore - një element tërheqës për turizmin. Zonja Bruke thotë:

“Turizmi është një ndihmës i rëndësishëm ekonomik në rreth 95 vende e territore anembanë botës dhe ndihmon me rreth 20% të GDP në rreth 20 vende”.

Burke ishte një nga autoret kryesore të studimit. Ajo thotë është gjetur se 275 milionë njerëz janë të varur nga industri apo burime që kanë lidhje me shkëmbinjtë koralorë, kryesisht në Azinë Juglindore dhe Oqeanin Indian.

Studimi përfshin informacione të detajuara për kërcënimet më serioze në nivel botëror ndaj oqaneve: mes tyre peshkimi pa kriter, ndryshimet klimaterike si dhe nivelet e larta të aciditeit të shkaktuara nga dioksidi i karbonit. Kërcënime të tjera sidomos ato në nivel lokal, përfshijnë përdorimin e eksplozivit për peshkim si dhe zhdukjen e sedimenteve.

Zonja Burke thotë se koralet rreth Australisë janë më të mbrojturat, ato të Azisë Juglindore janë më të kërcënuarat, me 90% të tyre në rrezik, kryesisht nga peshkimi pa kriter.

Autorët e studimit thonë se shpresojnë që raporti të reflektojë atë që ka si qëllim: që shkëmbinjtë koralorë janë jashtëzakonisht të rëndësishëm - dhe se duhet të përdoren praktika e politika më të mira menaxhuese për të pakësuar kërcënimin ndaj këtyre ekosistemeve të çmuara.

XS
SM
MD
LG