Përfunduan sot në Shkodër veprimtaritë përkujtimore kushtuar poetit kombëtar At Gjergj Fishtes.
Ky vit shënoi 140 vjetorin e lindjes se Fishtës, ndërsa dita e sotme 71 vjetorin e ndarjes së tij nga jeta.
Me këtë rast provinca freanceskane e Shkodrës zhvilloi sot homazhe dhe një procesion, nga Kisha Franceskane e qytetit, ku 71 vjet më parë u varros at Gjergj Fishta, deri në Monumentin që i kushtohet atij, në qendër të qytetit të Shkodrës.