Lidhje

Shkodër: Situata epidemiologjike deri tani pa sëmundje infektive

  • Pëllumb Sulo

Shkodër: Situata epidemiologjike deri tani pa sëmundje infektive

Shkodër: Situata epidemiologjike deri tani pa sëmundje infektive

Autoritetet e Ministrise se Shendetesise qe vizituan zonat e permbytura te Shkodres, siguruan se per momentin nuk ka nje situate epidemiologjike, por ata paralajmeruan popullaten se per shkak te uljes se temperaturave, ne zonart e permbytura eshte rritur mundesia e trasmetimit te semundejve permes ajrit. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Pëllumb Sulo, njofton nga Shkodra.

Vazhdimi prej më shumë se dhjetë ditësh i përmbytjeve në zonën fushore të Nënshkodrës dhe në lagjet hyrëse të qytetit, shoqëruar me ndotjen e ujësjellësve të fshatrave dhe bllokimin e kolektorëve të shkarkimit të ujrave të zeza dhe të bardha, ka rritur rrezikun e shfaqjes së epidemive në rajonet e përmbytura. Por, autoritet e Ministrisë së Shendetsis, siguruan popullatën se, deri tani, situata epidemiologjike është nën kontroll. Drejtori i politikave shendetësore në Ministrinë e Shëndetësisë, Pëllumb Pipero, i cili ishte në Shkodër, siguroi se nuk ka shpërthime të sëmundjeve epidemiologjike. Ndërkohë ai paralajmëroi se, ulja e temperaturave ka rritur mundësinë e trasmetimit të sëmundjeve përmes ajrit.

Situata epidemiologjike është e qetë, nuk kemi rritje të sëmundshmërisë infektive, nuk kemi shpërthime të sëmundjeve infektive. Natyrisht, meqenëse temperaturat ulen dhe të ftohtit e kemi të pranishëm, rritet mundësia e trasmetimit të sëmundjeve, virozave stinore, përmes ajrit. Dhe, në këtë drejtim, kemi marrë një masë tjetër, shumë të rëndësishme, pasi kemi sjellë një sasi të konsiderueshme të vaksinave kundër gripit stinor për të evakuarit

Zoti Pipero tha se Ministria e Shëndetësisë ka dërguar ne Shkodër sasi të nevojshme vaksinash si dhe medikamentesh për të evakuarit me sëmundje kronike.

Në zonat e përmbytura të Nënshkodrës nga dita ne ditë shfaqen frikshëm kafshë të ngordhura, ndërkohë që stukturat higjeno -sanitare e kanë të pamundur të kontrollojnë për momentin situatën, kjo për shkak të nivelit ende të lartë të ujrave në zonat e përmbytura. Gjithashtu, është paralajmëruar popullata e qytetit të Shkodrës qe, derisa të kenë përfunduar analizat e nevojshme, ta ziejnë ujin e çesmave, për të shmangur ndonjë përhapje të mundëshme të epidemive.

XS
SM
MD
LG