Lidhje

Nisi viti i ri shkollor


Rreth 36 mijë fëmijë nisën klasën e parë

Rreth 36 mijë fëmijë të vegjël nisën sot mësimin e Abetares në klasat e para të shkollës shqiptare. Ata iu bashkuan sot për herë të parë rreth 500 mijë nxënësve të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme që iu rikthyen librave dhe mësimeve pas disa javë pushime. Oborret e shkollave u mbushën plot me fëmijë dhe prindër, mësues me tufa lulesh të qeshur në prag të procesit mësimor. Kujdes i veçantë u tregua edhe për familjet e varfra të pakicave, ndërsa 400 fëmijëve të pakicës rome iu ndanë libra falas nga ministria e arsimit.

Vitin e ri shkollor ua uroi fëmijëve në kryeqytet edhe kryetari i bashkisë së Tiranës, Lulëzim Basha, i cili premtoi më shumë investime për sigurinë e shkollave, riparimet higjeno-sanitare. Drejtues të shkollave dhe figura të njohura të arsimit dhe të jetës publike në kryeqytet u bënë thirrje nxënësve që të vazhdojnë traditën e shkollës shqiptare, krahas progameve moderne mësimore.

Shqipëria ka 376 gjimnaze dhe 1749 shkolla 9-vjeçare. Mësimi në to do të zhvillohet me dy turne, sidomos në shkollat e mbingarkuara të kryeqytetit, ku janë afruar edhe një numër i madh banorësh nga gjithë Shqipëria. Në këtë vit të ri parauniversitar një numër shkollash janë pajisur me laboratore kompjuterike dhe laboratore shkencore.
XS
SM
MD
LG