Lidhje

Shkurtimet e defiçiteve të Eurozonës, të pamjaftueshme


Të 17 vendet evropiane që përdorin euron shkurtuan defiçitet e tyre qeveritare vitin e kaluar duke imponuar një sërë masash shtrënguese, por këto masa ende nuk mjaftojnë për të arritur nivelin e caktuar nga Bashkimi Evropian.

Zyra statistikore e BE-së, tha sot se në tërësi, eurozona i shkurtoi shpenzimet në nivelin 4.1 për qind të prodhimit ekonomik, nga 6.2 për qind që ishte në vitin 2010. Por të marra së bashku, nga të 17 vendet e eurozonës, vetëm gjashtë arritën nivelin 3 për qind të deficitit siç e kërkon mandati për çdo vend të BE-së.

Gjermania ishte ndër vendet që arriti një nivel të ulët deficiti. Katër vendet e tjera që përmbushën objektivin e BE-së ishin Austria, Finlanda, Malta dhe Luksemburgu.

XS
SM
MD
LG