Lidhje

Shpërthim pranë një qendre trajnimi për shërbimin sekret të Rusisë

  • Zëri Amerikës

Shpërthim pranë një qendre trajnimi për shërbimin sekret të Rusisë

Shpërthim pranë një qendre trajnimi për shërbimin sekret të Rusisë

Një shpërthim ndodhi sot në një stacion autobuzi në Moskë pranë një qendre trajnimi për shërbimin sekret të Rusisë.

Komisioni kombëtar rus antiterror tha se nuk pati të plagosur. Zyrtarët thanë se është ende herët të thuhet nëse bomba kishte si shënjestër qendrën e trajnimit.

Policia tha se ekspolizivi u aktivizua rreth orës 4.30 sipas orës lokale. Agjencitë franceze të lajmeve citojnë median lokale të ketë thënë se bomba ishte e mbushur me bulona dhe dado.

Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

XS
SM
MD
LG