Lidhje

Shqipëri: Ministria e Shëndetësisë qetëson publikun për mundësinë e epidemisë


Shqipëri: Ministria e Shëndetësisë qetëson publikun për mundësinë e epidemisë
Shqipëri: Ministria e Shëndetësisë qetëson publikun për mundësinë e epidemisë

Drejtuesit e mjekësisë shqiptare hodhën sot poshtë njoftimet për rrezikun e një epidemie për ethet hemoragjike, duke i quajtur këto dyshime si të pabazuara. Instituti i Shëndetit Publik mblodhi sot këshillin shkencor të epidemiologjisë dhe specialistët më të njohur në këtë fushë për të analizuar situatën mjekësore, dhe arriti në përfundimin se janë regjistruar vetëm disa raste sporadike të etheve hemoragjike, që po mbahen tërësisht nën kontroll. Ministri i shëndetësisë, Petrit Vasili, thotë se “situata shëndetësore në shkallë kombëtare paraqitet e qëndrueshme gjatë verës dhe në tërësi gjatë gjithë vitit. Shqipëria ka një rrjet të konsosliduar laboratorësh për zbulimin dhe parandalimin e epidemive, që u provua me sukses gjatë gripit të shpendëve dhe gripit të derrit”. Ministri i shëndetësisë Petrit Vasili thotë se sistemi shëndetësor i Shqipërisë ka hyrë tashmë në një reformim të thellë duke ndjekur modelet e vendeve të zhvilluara, dhe duke investuar fonde të konsiderueshme në spitalet e qarqeve. Sistemi shëndetësor shqiptar po fuqizohet dita ditës si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat. Spitalet shtetërore po vendosin teknologjitë e reja në mjekimin e qytetarëve, ndërkohë që në këtë fushë po investohet mjaft edhe në sektorin privat. Mjekët shqiptarë pohojnë se përherë e më shumë po shkurtohet lista e mjekimeve që bëhen jashtë vendit.

XS
SM
MD
LG