Lidhje

Gjendja e shtresës së mesme amerikane


Një anketë e re mbarë kombëtare tregon se familjet që i përkasin klasës së mesme amerikane janë të shqetësuara nga gjendja e tyre financiare, nga kostoja e lartë e kolegjeve, si dhe janë të pakënaqur nga klasa politike dhe drejtuesit e bizneset.

Sipas anketës së qendrës Hartland Monitor Poll, gati gjysma e amerikanëve e konsiderojnë veten si klasë e mesme dhe më pak se një-e-treta mendojnë se Shtetet e Bashkuara po ecin në rrugën e duhur.

Shumica e të anketuarve mendojnë se institucionet kryesore financiare dhe drejtuesit ekzekutivë të korporatave kryesore po e përkeqësojnë situatën për klasën e mesme. Një numër më i madh i të anketuarve, rreth dy-të-tretat, thonë se Kongresi po i dëmton ata me vendimet e veta.

Sipas anketës, personat e pyetur, e përcaktojnë shtresën e mesme si klasa me siguri financiare dhe punë të qëndrueshme.

Shumë amerikanë, rreth 25 për qind, mendojnë se leja vjetore, rritjet e pagave, cilësia e kujdesit shëndetësor, dhe siguria në punë i takojnë vetëm klasës së lartë.
XS
SM
MD
LG