Lidhje

Gazetari i VOA I. Ikonomi nderohet me çmim


Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ndau sot disa tituj dhe çmime vjetore për kolegët më të spikatur të bashkësisë së shtypit. Shumica e tyre u vlerësuan raportuan mbi vështirësitë ekonomike të vendit. Gazetarë nga televizioni Top Channel, nga televizioni Scan, televizioni News 24 morën çmime për shkrime dhe projekte të ndryshme gazetareske. Unioni nderoi me çmime edhe kolegë gazetarë nga Kosova dhe Maqedonia.

Midis kolegëve të Tiranës çmimi i Karrierës iu dha këtë vit gazetarit të “Zërit të Amerikës” në gjuhën shqipe, Ilir Ikonomi, për rezultatet profesionale në punën këmbëngulëse shumë-vjeçare si reporter dhe si autor librash me rëndësi për shoqërinë dhe kulturën e vendit. Në shenjë respekti për të dhe për redaksinë e “Zërit të Amerikës”, titullin e karrierës atij ia dorëzoi Presidenti i Republikës, Bujar Nishani. Zoti Ikonomi ia kushtoi këtë titull kolegëve të redaksisë shqipe në Uashington. Në mesin e urimeve, gjatë fjalës ai tërhoqi vëmendjen mbi vështirësitë që përball sot shtypi shqiptar, si presionet politike dhe autocensura.

Gazetari i VOA I. Ikonomi nderohet me çmim
please wait

No media source currently available

0:00 0:04:43 0:00

Në takimin e Unionit të Gazetarëve morën pjesë shumë gazetarë dhe drejtues redaksish, të cilët folën me shqetësim për gjendjen aktuale të shtypit. Ata theksuan se vështirësitë financiare janë të mëdha dhe kjo e cënon profesionalizmin e tyre. Redaktori i Tv Scan, Urim Bajrami, thotë se shtypi shqiptar ka një mori problemesh që nga ato politike, ekonomike dhe strukturore, dhe ndërkohë që shkruan për gjithë vendin, nuk trajton as problemet e veta, “nuk ndreq as çatinë e vet”.

Një tjetër gazetar i njohur i Tv News 24, Artan Hoxha, thotë se gazetarët në Shqipëri mbeten disa muaj pa ato pagat e tyre minimale, dhe pas kësaj nuk ka se çfarë cilësie dhe profesionalizmi të kërkohet. Sipas tij, në radhët e medias mbizotëron autocensura, që lidhet me diktatin e pronarëve dhe ndërhyrjet e partive politike.

Profesori i Universitetit të Tiranës, Mark Marku, thotë se transparenca dhe profesionalizmi duhen kërkuar te shtypi edhe si standard demokracie. Ai theksoi se një pengesë e madhe është ndërhyrja e konsiderueshme e politikës mbi mediat dhe e pronarëve të tyre me interesa shumëfishe.

Shtypi i shkruar shpërndahet në pak kopje dhe është në kufijtë e mbijetesës dhe ka shumë më tepër faqe se sa gazetarë. Sa më shumë bien financimet aq më shumë shkurtohen gazetarët. Numri i madh i gazetave dhe i televizioneve nuk shkon në raport të drejtë me mosbesimin që ka publiku tek ato, sepse në to mungon dukshëm profesionalizmi dhe përgjegjësia qytetare.

XS
SM
MD
LG