Lidhje

Siguria dhe shqetësimet ekonomike në qendër të vizitës së zotit Obama në Australi


Siguria dhe shqetësimet ekonomike në qendër të vizitës së zotit Obama në Australi
Siguria dhe shqetësimet ekonomike në qendër të vizitës së zotit Obama në Australi

Pas drejtimit të takimit të APEC-ut në Hauai, Presidenti Barak Obama javën që vjen bën një vizitë të shtyrë prej shumë kohësh në një prej vendeve aleate kryesore të Shteteve të Bashkuara, Australi. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Dan Robinson njofton se të dy vendet pritet të njoftojnë zyrtarisht një marrëveshje për zgjerimin e përdorimit të bazave ushtarake australiane nga Shtetet e Bashkuara.

Presidenti Obama kishte në plan të vizitonte Australinë që nga viti i kalouar por ju desh të shtynte udhëtimin dy herë si rezultat i legjislacionit për kujdesin shëndetësor dhe pastaj pas rrjedhës së naftës në Gjirin e Meksikës. Australia është një prej pesë aleatëve amerikanë të traktatit në rajon dhe po ashtu një prej nëntë vendeve të përfshira në negociata për krijimin e një Partneriteti të ri Trans-Pasifik.

Vizita një ditore e presidentit Obama përkon me 60 vjetorin e Traktatit të vitit 1951 ANZUS (Australia, Zelanda e Re, Shtetet e Bashkuara) që përcaktoi angazhime për siguri të përbashkët.

Përveç Kanberës, ku presidenti do t’i drejtohet Parlamentit, ai do të ndalojë në Daruin, skenë e disa prej bombardimeve më të mëdha japoneze gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Shtetet e Bashkuara dhe Australia kanë lidhje tejet të ngushta ushtarake dhe zbulimi. Australia ka trupa në Afganistan. Zoti Obama pritet të nderojë ushtarët australianë të vrarë dhe plagosur gjatë sulmeve të fundit atje.

Themelet për marrëveshjen ushtarake u hodhën gjatë bisedimeve ndërmjet zyrtarëve ushtarakë amerikanë dhe australianë gjatë muajve të fundit. Në bazë të marrëveshjes, ushtria amerikane do të ketë qasje më të madhe në bazat Austaliane në perëndim të vendit dhe vendosje të paisjeve të nevojshme. Earnest Bouer është me Qendrën për Studime Stategjike dhe Ndërkombëtare.

“Kjo është shumë e rendësishme. Australianët kanë treguar mbështetje pre 55 përqindësh në favor të bazave amerikane në Australi.Është një kohë e veçantë për mbarë Azinë, ku siguria ameriakane është tejet e mirëpritur për të balancuar atë që shikohet si një agresion kinez aktual kryesisht në Detin e Kinës së Jugut, po ashtu edhe në Senkakus dhe Diaoyus në veri.”

Ekspertët rajonal thonë se Austalia do të përfitojë shumë ndërkohë që Shtetet e Bashkuara marrin në shqyrtim forcat ushtarake dhe merren vendimet mbi prezencën ushtarake amerikane në Azi-Paqësorë dhe koston që vjen me të.

Ambasadori i Australisë në Shtetet e Bashkuara Kim Beazley foli mbi bashkëpunimin e sigurisë Amerikano-Australian dhe aleancën e ANZUS gjatë një interviste të kohëve të fundit me Programin e Azisë Jugore në Qendrën për Studime Ndërkombëtare dhe Strategjike.

“Aleanca ANZUS është një strukturë e ndërtuar gjatë kursit të Luftës së Ftohtë, si pjesë e sistemit amerikan të parandalimit, ku angazhimi mes Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve të tjerë të traktatit është intensifikuar që nga fundi i Luftës së Ftohtë në krahasim me endjen për të gjetur një mision dhe ndoshta rënia në njërën anë, çfarë ka ndodhur me shumë të tjerë.”

Gjatë një fjalimi të kohëve të fundit në konferencën e Këshillit Amerikan për Çështjet Botërore në Washington, Zëvendës Sekretari i Shtetit William Burns tha se një mesazh kryesor i udhëtimit të zotit Obama në Azi-Paqësor është për të theksuar sigurinë amerikane dhe po ashtu angazhimin ekonomik në Paqësor.

"Ndërkohë që ne hedhim vështrimin drejt së ardhmes, ne fillojmë nga pozita e fuqisë. Amerika është një pjestare diplomatike, ushtarake dhe fuqisë ekonomike në Paqësor dhe sikurse thotë Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton, ne jemi këtu për të qendruar. Themeli i politikës tonë mbetet aleanca jonë historike me Japoninë, Korenë e Jugut, Australinë, Filipinet dhe Tajlandën, e cila është partneri ynë më i vjetër i traktatit.”

Pas vizitës në Australi, Presidenti Obama shkon Në Bali dhe takimin e nivelit të lartë të Azisë Lindore. Atje do të zhvillojë disa takime dypalëshe, përfshi presidentin kinez Hu Jintaoi dhe një që pritet me presidentin rus Dmitry Medvedev. Ai do të ketë të njëjtin mesazh që transmetoi për udhëheqësit në takimin e APEC-ut se Shtetet e Bashkuara synojnë të jenë një partner i besueshëm ekonomik dhe e shikojnë Azi-Paqësorin si pjesën më dinamike të botës për dekada që vijnë, dhe një rajon ku stabiliteti është vëndimtar.

XS
SM
MD
LG