Lidhje

Siri, opozita përdor internetin për të bërë thirrje për një ditë protestash

  • Zëri Amerikës

Siri, opozita përdor internetin për të bërë thirrje për një ditë protestash

Siri, opozita përdor internetin për të bërë thirrje për një ditë protestash

Grupe të opozitës në Siri po përdorin faqe të komunikimit në internet, për të bërë thirrje për një ditë me protesta këtë javë, të ngjashme me ato në Tunizi dhe Egjipt.

Aktivistët po kërkojnë reforma nga qeveria e presidentit Bashar al-Assad, i cili e trashëgoi pushtetin në vitin 2 mijë nga babai i tij, sundimtari i Sirisë për 30 vjet me radhë.

Organizatorët po përdorin Facebook-un dhe Twitter-in, për t’u bërë thirrje përkrahësve të mblidhen të premten në Damask, për të kërkuar ndryshime politike. Një faqe interneti, madje ka bërë thirrje për një miting të dytë ditën e shtunë.

Organizatorët e mitingut thonë se mijëra njerëz e kanë mbështetur thirrjen e tyre për protesta përmes internetit, por nuk dihet me saktësi ndikimi që kanë patur aktivistët në pjesëmarrjen në protesta.

Sipas njoftimeve të medias rajonale, ka një numër relativisht të vogël përkrahësish për faqen elektronike “Syria Revoltion 2011” në Facebook. Siria e ka të ndaluar zyrtarisht Facebook-un, por shumë sirianë përdorin alternativa të tjera për ta përdorur faqen elektronike.

XS
SM
MD
LG