Lidhje

Mjekët Pa Kufi, thirrje për zgjidhjen e krizës humnitare në Siri


Organizata franceze Mjekët Pa Kufi tha se komuniteti ndërkombëtar duhet të tregojë të njëjtën urgjencë në trajtimin e krizës humanitare në Siri ashtu siç bëri me çështjen e shkatërrimit të armëve kimike.

Thirrja nga drejtori i operacioneve të kësaj organizate, Bart Janssens erdhi të martën, së bashku me një paralajmërim se kërcënimi nga kequshqyerja dhe uria në vend është në rritje ndërkohë që njerëzve po u mbarojnë ushqimet.

Ai i tha Zërit të Amerikës se kequshqyerja do të arrijë nivele dramatike në javët e ardhshme, veçanërisht në zonat ku qasja ndaj refugjatëve është bllokuar nga luftimet e vazhdueshme.

Ndërkohë, aeroplanët dhe helikopterët luftarakë të qeverisë siriane të martën bombarduan rajonet e kontrolluara nga rebelët në mbarë vendin ndërsa shumica e vendit me shumicë myslimane po përpiqej të festonte festën myslimane të Kurban Bajramin.
XS
SM
MD
LG